E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e partive, KQZ debate për siglën e PS-së

Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje pjesëmarrjen në garën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit të 34 partive politike dhe pezulloi 4 parti. KQZ sakaq u përfshi në debate të ashpra për sa i përket siglës së Partisë Socialiste. Përfaqësuesi i kësaj force politike, kërkoi që emri i partisë më të madhe të opozitës në fletën e votimit të jetë vetëm PS. Propozimi hasi në kundërshtimin e përfaqësuesit demokrat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti. Ndërkaq vendimi që sigla e kësaj force politike të mbetet PS kaloi me 4 vota pro, tre përfaqësues të opozitës në komision dhe kreut të komisionit Arben Ristani. E njëjta kërkesë u miratua dhe për PDK-në. Ndërkohë që u shty miratimi i kërkesë së LZHK-së pas debateve mes saj dhe PLL-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për regjistrimin e këtyre partive politike në listën e zgjedhjeve pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Pritet shtimi në listë dhe i PSD-së dhe G99 të cilat paraqitëm me vonesë dokumentacionin.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›