Dyfishohen të ardhurat e TVSH-së
Autori i Lajmit: red.
Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksa që mat qarkullimin e mallrave, u rritën me 2 herë, gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2004 dhe me 7 % krahasuar me 3-mujorin e parë të viti 2008, bënë të ditur burime nga Ministria e Financave. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për tremujorin e parë të vitit 2009 u llogaritën në rreth 26 miliardë lekë, kur në këtë periudhë të vitit 2008 ato shënuan 24 miliardë lekë. Ndërsa në 3-mujorin e vitit 2004 ato rezultuan rreth 13 miliardë lekë. TVSH paguhet për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike si dhe për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kufiri minimal i regjistrimit është 8 milionë lekë (për vit kalendarik). TVSH zbatohet në masën 20 për qind. Janë të përjashtuar nga pagesa e TVSH-së, furnizimi i shërbimeve financiare, furnizimet e arit, bankënotave a monedhave për Bankën e Shqipërisë, si dhe furnizimi i pullave të postës për përdorim për shërbime postare ose pulla të ngjashme.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009