Gripi i derrave, kontroll udhëtarëve në pikat kufitare
Autori i Lajmit: red.
Virusi i gripit të derrave ka ngritur në këmbë institucionet shëndetësore në të gjithë botën për të marrë masa parandaluese. Deri ditën e djeshme më shumë se 150 viktima u shënuan në Meksikë, ndërkohë që rastet po shfaqen rrufeshëm edhe në Evropë. Në Shqipëri ende nuk ka të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë publikoi dje të gjitha masat që duhet të merren nga punonjësit shëndetësore të pikave kufitare, për monitorimin e rregullt të udhëtarëve për sa i përket virusit të gripit të derrave. "Duke u mbështetur në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo nëntip i ri i virusit të influencës dhe grupime të sëmundjeve të pazakonta dhe të panjohura, duhet patjetër të raportohen pranë OBSH", njofton MSH. Sipas zyrës së shtypit të MSH, "në zbatim të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (RNSH, 2005) dhe ligjit të luftës kundër sëmundjeve infektive, rekomandohet që të gjithë udhëtarët të pyeten, nëse kanë qenë në zonat e prekura nga gripi i derrit, sipas listës bashkangjitur, e cila do të përditësohet". Ndërkohë, çdo drejtori e shëndetit publik duhet të marrë masa të sigurojë inspektimin sanitar në kufi. "Çdo inspektor sanitar apo punonjës shëndetësor në kufi, duhet të jetë i pranishëm afër pikës së kontrollit gjatë mbërritjeve të udhëtarëve dhe të vlerësojë gjendjen e udhëtarit të referuar nga policia e kufirit, sipas përkufizimit të rastit, bashkëngjitur këtij udhëzimi dhe listës së vendeve të prekura". MSH rekomandon që çdo udhëtar që ka qenë në një zonë të tillë ose ka pasur kontakt me persona me probleme respiratore, të vetëparaqitet pranë Inspektorit Sanitar, i cili duhet të bëjë vlerësimin e tyre. Trajtimi i të gjithë udhëtarëve do të bëhet nga inspektorët sanitarë, sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit. Ndërkohë, për çdo problem, inspektori sanitar apo punonjësi shëndetësor në kufi, do të referojë pranë Drejtorisë përkatëse të Shëndetit Publik, ose të kontaktojë ISHP në numrin 2374756 ose në 0682414332 si edhe 0693087781 brenda 24 orëve. "Çdo inspektor sanitar duhet të sigurojë që pranë pikës së kontrollit ka mjete të mbrojtjes personale si maska, doreza, dezinfektante etj, ndërsa duhet të bashkëpunojë me organet e policisë së kufirit", pohon MSH. Sipas MSH, për çdo rast të dyshuar, inspektori sanitar duhet të referohet pranë spitalit rajonal më të afërt, si dhe të udhëzojë që personat që vijnë nga vendet e prekura në rast se kanë shenja repsiratore të mos dalin nga shtëpia, por të kontaktojnë menjëherë mjekun përkatës.
Sipas ISHP-së, "pandemia shkaktohet nga një virus i ri i gripit, që përhapet në të gjithë botën dhe infekton një numër të konsiderueshëm të popullatës që nuk ka mbrojtje ndaj tij, ndaj duhet të rriten përpjekjet dhe duhet hartuar një plan masash". Gripi i derrit është një infeksion akut viral i rrugëve të frymëmarrjes së derrave, që shkaktohet nga tipi A i virusit të gripit. Vdekshmëria tek derrat është e ulët dhe shërimi ndodh brenda 7-10 ditëve, sqarojnë specialistët e ISHP-së. Viruse të gripit, që e kanë origjinën nga derrat, vihen re edhe tek shpendët e egër, shpendët shtëpiakë, kuajt dhe njerëzit, por transmetimi midis specieve konsiderohet ngjarje e rrallë. Deri tani ka pasur tri lloje të gripit A tek derrat: H1N1, H1N2, H3N2. Simptomat e gripit të derrit tek njerëzit janë të ngjashme me ato të gripit sezonal të zakonshëm të njerëzve, si fillimi i menjëhershëm i temperaturës, dobësia, dhimbja e fytit, kolla, por vihet re dhe diarre. Ndaj në rast të konstatimit të këtyre shenjave, të gjithë personat që kanë udhëtuar në zonat e prekura, duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku, pohojnë të njëjtat burime. Në shumicën e rasteve, virusi transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë me derrat, ndërsa rastet e transmetimit nga njeriu tek njeriu, më parë kanë qenë të rralla. Ky virus nuk transmetohet nga ngrënia e mishit të derrit, apo produkteve të tij. Në rastet e transmetimit nga njeriu tek njeriu më parë, transmetimi ndodh nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe rrugëve ajrore. Për sa i përket vaksinimit, ISHP sqaron se për këtë lloj virusi ka vaksinë për derrat, por jo për njerëzit. Ndërkohë, ka ngjashmëri midis viruseve H1N1 tek derrat dhe njerëzit (që përfshihet në vaksinën e gripit), por nuk dihet nëse ka mbrojtje, ose jo. Situata konsiderohet më problematike në Meksikë ku janë shënuar mbi 150 të vdekur dhe SHBA, pasi kemi shfaqjen e një virusi të ri, i cili përmban gjene të virusit të derrave (të gjetur në Amerikën e Veriut dhe në Euroazi), shpendëve dhe njerëzve në një kombinim që nuk është parë asnjëherë deri tani në botë.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009