Rusia dhe Kina "tradhtojnë" Serbinë
Rusia, aleati më besnik i Serbisë, nuk ka paraqitur komente rreth rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë. Më 17 korrik, kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e komenteve, Serbinë e kanë "tradhtuar" edhe dy shtete tjera të mëdha, Kina dhe Brazili, të cilat po ashtu nuk i kanë parashtruar komentet e tyre. "Këto tri shtete kanë abstenuar në fazën e dytë të procesit rreth rastit të Kosovës", është bërë e ditur zyrtarisht, dje nga Gjykata e Drejtësisë. Rusia, Kina dhe Brazili kanë paraqitur deklaratat e tyre në prill dhe u pritën të paraqesin edhe komentet përkatëse.
Në favor të Kosovës, komentet i kanë dorëzuar 9 shtete: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda, Sllovenia, Zvicra, Norvegjia dhe Shqipëria. Ndërkaq, në favor të Serbisë janë vetëm katër shtete: Qiproja, Argjentina, Bolivia dhe Spanja. Po ashtu, GJND ka bërë të ditur zyrtarisht se seancat dëgjimore rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës do të fillojnë më 1 dhjetor të këtij viti, në Pallatin e Paqes, që është edhe selia e kësaj gjykate. Në një kumtesë, të lëshuar të mërkurën, GJND ka njoftuar se, përveç të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, edhe Kosovës i lejohet pjesëmarrja e plotë në seancat dëgjimore. Shtetet që duan të marrin pjesë në këtë fazë përfundimtare të procesit, përfshirë edhe Kosovën, duhet të bëjnë kërkesë në Gjykatën e Drejtësisë deri më 15 shtator.