E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipojë, mbytet 63 vjeçari nga Kosova

Një 63 vjeçar nga Kosova, që po kalonte pushimet në Shqipëri ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë uji i ftohtë. Viktima është Hysni Halilaj, me banim në Prishtinë, i cili prej disa ditësh po kalonte pushimet në plazhin e Velipojës. Bashkëshortja e viktimës, e cila ka qenë e pranishme në kohën e ngjarjes ka deklaruar në polici, se 63 vjeçari ishte futur në ujë për t'u larë, rreth 30 metra larg bregut, por nuk ka mundur të dalë. Bashkëshortja e 63 vjeçarit ka kërkuar menjëherë ndihmë, dhe turisti kosovar është nxjerrë i mbytur. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca policie, të cilët kanë kryer veprimet e para proceduriale. Ndërkohë sipas të dhënave të para mbytja e 63 vjeçarit kosovar ka qenë aksidentale. Ky është rasti i parë për këtë sezon veror që një pushues humb jetën në plazhin e Velipojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›