Familja Sherifi: Jemi të tronditur
Vetëm një javë para se të vinte në Kosovë, për të festuar ditëlindjen e tij me dy gusht, Hysen Sherifi u arrestua nga FBI nën akuzën për terrorizëm. Familjarët e tij në Gjilan shprehen tejet të tronditur nga lajmi. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë ditur asgjë, madje kanë udhëtuar për pushime në Shqipëri. Një ndër arsyet pse Hyseni kishte planifikuar të vinte në Kosovë ishte se ai do të bëhej baba së shpejti.
Ndërkaq, gjyshi i Hysenit, Baki Sherifi, habitet që nipi i tij mund të jetë i implikuar në "gjëra të tilla". Fqinjët thonë fjalët më të mira për familjen Hyseni, megjithatë kohët e fundit "Hyseni kishte ndryshuar".
Kur para tri vitesh, ai erdhi nga Amerika në Kosovë, Hyseni më tepër i ngjasonte një ‘reperi‘ me veshje të gjëra, ndërsa kohët e fundit kishte ardhur me rroba që identifikonin përkatësinë e tij fetare. Ndërkohë, pamja në foton e shpërndarë nga autoritetet amerikane është krejtësisht tjetër. Sipas mediave amerikane, thuhet se Hysen Sherifi ka emigruar me familjen e tij, rreth 10 vjet më parë. Fqinjët e tyre thonë se vitet e fundit ai praktikonte rregullisht ritet fetare çdo të premte.
Peter Adler, i cili jeton përtej rrugës, kishte vënë re se Sherifi, kohëve të fundit, kur shkonte të ndiqte shërbimet fetare në xhami, kishte filluar të vishte rroba tradicionale të myslimanëve. Ai thotë se ritualet fetare të Hysenit nuk ishin në një hap me prindërit e katër vëllezërit dhe motrat e tij. Ndërsa sipas fqinjëve, Hysen Sherifi ishte martuar me një vajzë në Kosovë. Çifti po priste një fëmijë, ndaj ai do t‘i bashkohej gruas së tij në Kosovë, pas një jave.
Sherifi, 24-vjeçari nga Kosova, është banor legal i SHBA-së. Si pjesë e konspiracionit, aktakuza pretendon se ai udhëtoi për në Kosovë në korrik 2008 për t‘u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, mirëpo nuk është saktësuar nëse ai është i përfshirë në ndonjë luftim. Më pas, është kthyer në SHBA në prill të vitit 2009 për të rritur mbështetjen për muxhahedinët, mirëpo prapë nuk janë dhënë më shumë detaje rreth tij. Thuhet se Sherifi ka ofruar 500 dollarë për të ndihmuar fondin e Daniel Boyd, drejtuesi i dyshuar i grupit terrorist. Gjithashtu, thuhet se i akuzuari Boid e kishte trajnuar Sherifin për të operuar në një sulm me armën automatike AK-47.