E Shtunë, 31 Tetor 2026

AUSTRALIAN OPEN 2008: DJOKOVIC NDAL ROGER FEDERER

Roger Federer ndalet më në fund. Zvicerani për herë të parë që nga viti 2005 nuk arrin në finale të një turneu Grand Slemi. Ashtu sikurse në Roland Garros 3 vjet më parë, kur u eliminua nga Rafael Nadal në gjysmëfinale, në Australian Open, Federer ndalet nga Novak Xhokovic me rezultatin 3-0. Finalja e dytë Grand Slemi radhazi kjo për serbin pas asaj të US Open të vitit të kaluar.
Tenisti serb zhvilloi një ndeshje pothuajse perfekte përballë nr.1 të renditjes botërore, edhe pse fillimi i saj nuk ishte fort i mirë për të. Në këtë set, Xhokovic u gjend në një disavantazh 5-3 pas gejmit të 8-të, me Federer që shërbente për të fituar. Por serbi e përmbysi këtë rezultat dhe fitoi 4 gejme radhazi për të mbyllur setin e parë 7-5.
Seti i dytë foli totalisht për Xhokovic që nuk i la shumë shanse Federerit për t'iu kundërpërgjigjur. Në këtë set, tenisti nr.3 i renditjes botëriore u shëkput deri në 5-1. Në këtë moment Federer arriti të rifutej në lojë dhe fitoi dy gejme radhaz për ta cuar rezultatin 5-3. Por vetëm kaq, pasi në gejmin e nëntë, Xhokovic shërbeu për të fituar këtë set 6-3.
Seti i tretë ishte më i rivalizuar dhe asnjë prej tenistëve nuk gabuan me shërbimet e tyre. Ky set u desh të zgjidhej me taj brejk, ku Xhokovic zhvilloi një lojë më të mirë dhe arriti të fitojë edhe këtë set 7-6 dhe krejt ndeshjen 3-0. Në finale Xhokovic do të ndeshet me Zho Vilfrid Tsonga, që një ditë më parë shkatërroi nr.2 të botës Rafael Nadal 3-0
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›