E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA, ALL-STAR GAME: VOTOHEN BASKETBOLLISTET TITULLARE

Në NBA janë përcaktuar basketbollistët që do të zhvillojnë ndeshjen spektakolare të All Star Game. Tashmë dihen emrat e lojtarëve që do të përbëjnë formacionin bazë të Konferencës së Lindjes dhe asaj të Perëndimit.
Përcaktimi i formacioneve bazë të All Star Game u bë në bazë të votimeve të të apasionuarve pas kampionatit më spektakolar në të gjithë botën, ku më i votuari ishte Kevin Garnet me 2,399,148 vota, ndërsa në vendin e dytë u rendit Lebron Xhejms me 2,108,831 vota dhe plotëson podin Duajt Hauard.
Nga votimet e bëra, në konferencën e Lindjes 5 basketbollistët titullarë janë Kevin Garnet i Boston, LeBron Xhejms i Cleveland, Duajt Hauard i Nju Orlins, Duejn Uejd i Majemi Heat dhe Xhejzon Kid i Nju Xhersit.
Konferenca e Perëmndimit do të përballet në këtë sfidë me Karmelo Entoni dhe Alen Ajverson nga Denver, Tim Dankan i San Antonios, Yao Ming i Houston Rokets dhe Kobi Brajant i L.A Lejkers. Të bie në sy mungesa në formacionin bazë i Toni Parker, MVP i finaleve të kampionatit të kaluar, por gjithsesi francezi do e nisë këtë ndeshje nga stoli.
Ndeshja e All Star Game do të luhet ne Nju Orleans në datën 17 shkurt.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›