E Enjte, 5 Nëntor 2026

AUSTRI – Nehammer: Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në fund të shtatorit

TIRANË, 11 qershor /ATSH/- Koalicioni qeverisës i Austrisë i konservatorëve dhe të Gjelbërve do të organizojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme më 29 shtator, në fund të këtij parlamenti pesë-vjeçar, konfirmoi sot kancelari Karl Nehammer, sipas “Reuters”.

Sondazhet tregojnë se Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë ka një epërsi të qartë ndaj rivalëve të saj, pasi ka kapitalizuar jopopullaritetin e qeverisë aktuale në vazhdën e krizave që variojnë nga pandemia e COVID-19 deri te inflacioni shumë më i lartë se mesatarja e eurozonës.

FPO kundër imigracionit fitoi zgjedhjet e Parlamentit Evropian për herë të parë të dielën, ndonëse me një diferencë prej më pak se një pikë përqindje ndaj Partisë Popullore të Nehammer, më pak se sa kishin sugjeruar sondazhet dhe një parashikim gjatë natës së zgjedhjeve.

“Në mbledhjen e nesërme të kabinetit, 29 shtatori do të caktohet si data e zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar”, tha Nehammer në platformën X, duke iu referuar Dhomës së Ulët.

Meqenëse ata do të kishin humbur mandatet në çdo zgjedhje të parakohshme, konservatorët dhe të Gjelbrit u dënuan efektivisht të punonin së bashku deri në fund të këtij parlamenti, pavarësisht përplasjeve për çështje kyçe si emigracioni dhe periudhave të përsëritura të spekulimeve se zgjedhjet e parakohshme ishin të pashmangshme.

Megjithatë, në muajt e fundit, këto spekulime u zbehën dhe pritej gjerësisht që zgjedhjet parlamentare të zhvilloheshin fundjavën e fundit të shtatorit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›