AVA: Gati lista e shpërndarjes së maturantëve
Përgatitjet infrastrukturore për Maturën Shtetërore 2009 duket se janë drejt finalizimit. Aktualisht, bëhet e ditur se është përgatitur lista e posaçme në të cilën përcaktohet sistemimi i çdo maturanti gjatë ditëve të provimit. Përfaqësues të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) konfirmojnë faktin se tashmë janë përcaktuar të gjitha ambientet që do të shërbejnë si salla provime për maturantët e këtij viti. Sipas tyre, përmes një liste të mbështetur në rendin alfabetik është saktësuar vendi i provimit për gjithsecilin nga nxënësit e viteve të katërta të gjimnazeve dhe shkollave të profileve të tjera të mesme.
"Hyrja dhe ndarja e çdo kandidati nëpër klasa, ditën e provimit do të bëhet duke ndjekur detyrimisht rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga AVA", pohojnë përfaqësues të këtij institucioni. Ata sqarojnë më tej se sistemimi i çdo nxënësi në mjediset apo sallat e provimit do të bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes së tyre, teksa është e ndaluar kategorikisht që të bëhet ndërrimi i vendeve ndryshe nga ai i vulosur në listën e dërguar nga institucioni përkatës.
Vështirësia më e madhe mendohet se do të jetë gjatë dy provimeve të lëndëve me zgjedhje, ku numri i kandidatëve për në universitete këtë vit është tejet i lartë edhe në krahasim me një vit më parë. Në AVA, institucionin që do të menaxhojë katër provimet e maturës, deri tani janë regjistruar rreth 47 mijë të rinj, të cilët do t‘i nënshtrohen jo vetëm dy provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore, por edhe atyre të lëndëve me zgjedhje. Numri i atyre që do të përballen me provimet e detyruara të Letërsisë dhe të Matematikës do të rritet në provimet me zgjedhje, ku këtë vit do të konkurrojnë sërish të gjithë ata që nuk kanë mundur të fitojnë një të drejtë studimi në vitet e kaluara. Por njëkohësisht kjo mundësi do t‘u jepet të gjithë atyre që shfaqin dëshirën për të frekuentuar studimet në universitetet publike në vend. Lidhur //////////me të drejtë Ministria e Arsimit, në një urdhër të posaçëm për Maturën Shtetërore 2009 ka vendosur që t‘u njohë rezultatet e provimeve me zgjedhje të gjithë atyre të rinjve që iu janë nënshtruar vjet këtyre testimeve dhe këtë vit duan të kandidojnë sërish, por pa i hyrë përsëri mundimit të dy provimeve.
Në punën përgatitore që AVA ka kryer gjatë kësaj periudhe është edhe ajo e hartimit të listës me bar kodet për secilin nga maturantët që do të kandidojnë për në institucionet e arsimit të lartë publik në vend.