Premiership, La Liga e Seria A, gati fituesit
Kampionatet më të rëndësishëm evropianë presin verdiktet finale. Në Serinë A, nëse Milani nuk fiton të shtunën në fushën e Udinezes, Interi mund të festojë titullin pa luajtur në mbrëmje me Sienën. E njëjta tablo paraqitet edhe në Spanjë: të shtunën Reali luan me Vijarealin e nëse nuk fitojnë, Barça shpallet kampione pa luajtur me Majorkën. Disi më e komplikuar çështja në Premiership, ku Junajtid ka tri pikë avantazh nga Liverpuli (e një ndeshje më pak), kur mbeten edhe katër javë nga fundi.