Porto, kampion për të katërtën herë radhazi
Falë triumfit 1-0 përballë Nacional Madeiras, Porto ka fituar kampionatin portugez për të katërtin vit radhazi. Kur mungojnë edhe dy javë nga mbyllja e sezonit, "Dragonjtë" renditen të parët me 66 pikë, 6 më shumë se Sportingu i Lisbonës. Porto fitoi matematikisht titullin, pasi është e avantazhuar në përballjet direkte me ndjekësit më të afërt. Kjo është hera e 24-t që ata fitojnë "Liga Sagres": në 25 vitet e fundit, kanë dominuar totalisht, duke marrë 17 kampionate.