Urgjenca e kardiologjisë, s‘ka më vende
Shërbimi i Urgjencës së Kardiologjisë është mbipopulluar aq shumë sa që edhe me "mik" vështirë të gjesh një vend bosh.
Fluksi i pacientëve jo vetëm nga kryeqyteti, por nga i gjithë vendi, ka mbingarkuar pavijonin dhe punën e përditshme të mjekëve specialistë. Por /////////çelja e javës së re /////////ka çelur edhe ide të reja për të rregulluar sadopak gjendjen, me zgjidhje alternative.
Sipas mjekëve të Shërbimit të Kardiologjisë, tashmë në këtë pavijon shtrohen dhe mbahen////////// vetëm rastet e urgjencës, ata pacientë që e kanë pothuaj të pamundur të ndjekin kurën në shtëpi apo të presin me ditë të tëra për të kryer ekzaminime dhe ndërhyrje të tjera. Pjesa tjetër, pasi të vizitohet, të marrë mjekimin dhe të largohet për në shtëpi. "Sugjerimi" për shtrimin e rasteve të urgjencës dhe "përzënia" e të tjerëve për në shtëpi ka ardhur nga drejtoria e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Kjo për arsye të fluksit të pacientëve. Si zgjidhje alternative pritet të ulë mbipopullimin, të "edukojë" të sëmurët në mënyrë që të respektojnë sistemin e referimit. Nga ana tjetër, pritet të zgjidhë edhe ngarkesën e punës së mjekëve dhe personelit mbështetës, që punojnë pranë këtij shërbimi.
Mjekët duhet t‘i shpjegojnë pacientëve të urgjencës se cilët prej tyre kanë "avantazhe" për të qëndruar dhe cilët nuk janë edhe aq urgjent, por kanë mundësi të presin edhe ca.
Sipas drejtorisë së qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", urgjenca e kardiologjisë dhe fluksi i pacientëve në këtë pavijon, është gjithmonë i pritshëm, kur temperaturat janë tepër të larta apo të ulëta.
Deri në ngritjen e një qendre poliurgjencash brenda ambienteve të spitalit dhe ndërtimit të spitalit rajonal të Tiranës, urgjenca e Kardiologjisë, Infektivitit dhe Pediatrisë do të mbeten qendrat me fluksin më të madh të pacientëve.
Urgjenca e kardiologjisë të paktën në këtë kohë nuk ka probleme me ilaçet, mjekimet kryesore apo bazën materiale për të përballuar rastet e emergjencave. Ajo që mbetet problem është infrastruktura, sipërfaqja e vogël, e cila nuk është menduar për një qytet me më shumë se 1 milion banorë, të cilët në 90 për qind të rasteve nuk respektojnë sistemin e referimit.
Rreth 50 për qind e shqiptarëve vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Por jo vetëm kaq.
Rreth 87 për qind e tyre vdesin në shtëpi. Statistikat i bën publike Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë. Ka një prirje të rritjes së vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare. Në krahasim me vitin 2000, në 2004 vdekshmëria nga këto sëmundje është rritur me rreth 2.5 për qind.