AVA: Për Maturën Shtetërore kanë aplikuar 47 mijë maturantë

Rreth 47 mijë maturantë kanë aplikuar formularët A1, që përmbajnë të dhënat e nxënësit dhe kërkesat e tij për provimet e lëndëve me zgjedhje. Drejtori i Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve (AVA), Alfons Harizaj, tha se të gjitha drejtoritë arsimore kanë dorëzuar informacionin për të gjithë maturantët e shkollave të vendit, pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore 2009. Periudha e zhvillimit të sesionit të parë të këtyre provimeve përfundimtare është 1 qershor-10 korrik për gjimnazet dhe në 22 qershor-1 korrik për provimet përfundimtare në shkollat profesionale. Nxënësit e arsimit të mesëm veç provimeve të detyruara të maturës, do të japin provim edhe për l2 lëndët me zgjedhje. Datat e zhvillimit të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e dytë janë: -Letërsi dhe gjuhë shqipe: 8 tetor dhe Matematikë, 15 tetor.
...