OBSH paralajmëron rrezikun: Shqipëria nuk do ti shpëtojë gripit të derrave

Specialistët e Shëndetësisë diskutojnë për masat kundër virusit H1N1
Pasi virusi H1N1 po bën kërdinë në të gjithë botën as Shqipëria nuk mund ti shpëtojë këtij virusi. Ndaj Organizat Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar specialistëve të vendit tonë që të jenë sa më të kujdesshëm dhe sa më vigjilent. Me mbërritjen e stinës së verës nisin edhe pushimet, gjë e cila do të sjellë në vendin tonë shumë turistë si dhe emigrantët nga e gjithë bota do të kthehen në vendlindje. Ndaj rreziku i mbartjes me vete të virusit që nga vendet nga ku vijnë është shumë i mundshëm. siç janë shkollat, ndërmarrjet e mëdha të punëtorëve, repartet ushtarake etj. Ndaj specialistët e OBSH-së kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme. Vendet më të rrezikuara janë ato publike,Pas shpalljes së pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që edhe Shqipëria te marrë të gjitha masat e kërkuara pasi me ardhjen e vjeshtës shtohet mundësia që në vendin tonë të kemi të prekur me virusin H1N1. "Për Shqipërinë nuk ka asnjë rast të dyshuar realisht, por në shtator dhe në tetor me shumë gjasa do të shohim raste të prekura nga H1N1. Janë raste të buta por me e rëndësishme është të monitorojmë çfarë ndodh në vend dhe Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë do të punojnë me plan veprimi E rëndësishme është të monitorohen vendet publike siç janë shkollat apo ushtria", u shpreh drejtori i OBSH-së për Shqipërinë, Anshu Banerjee. Në ambientet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë është zhvilluar një mbledhje me ekspertë të cilët kanë diskutuar mbi masat që do të merren në vend. "Kufizimi i lëvizjeve në kufi nuk do të ketë efikasitet për parandalimin e pandemisë, për më tepër kur rastet me grip janë në 70 vendeve të botës na kenë bërë të përqendrohemi te kujdesi", u shpreh drejtori i ISHP-së, Alban Ylli.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sqaruar se tamiflu do të përdoret vetëm për personat të cilët kanë temperaturë mbi 38 dhe që mjekohen në spital, pasi nuk duhet të ketë harxhime të mëdha. Sipas përfaqësuesit të OBSH-së deri tani rastet e rënda përbëjnë vetëm 1% të të sëmurëve. OBSH, ka shpallur fazën e 6-të të pandemisë pasi numri i të prekurve i ka kapërcyer kufijtë e Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës.
74 vende të prekur nga virusi
Numri i vendeve të prekura nga virusi A (H1N1) arriti të premten në 74, duke arritur në 29,669 raste të prekura me këtë virus në këto vende, sipas raportimit që Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur sot. Rritja e rasteve ka detyruar kështu OBSH të rrisë shkallën e pandemisë në 6, që është dhe shkalla më e lartë që përdoret në raste të tilla. Kalimi në fazën 6 reflekton faktin se sëmundja po merr një shtrirje të madhe gjeografike. Nga data 3 qershor virusi është përhapur dhe në 8 vende të tjera të botës, ndërkohë që në fund të muajit maj, ky numër ishte 53 (sipas raportimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të datës 29 maj). Bazuar në të dhënat e OBSH-së, sipas raportimit të fundit (12 qershor), numri i rasteve të prekura me këtë virus nga 19.273 që ishte në datën 3 maj (nga 15.510 në 29 maj), ka arritur sot në 29, 669 raste. Nga këto, janë 145 raste me vdekje nga 117 që ishin në datën 3 qershor. Meksika, vendi ku dhe u shfaq rasti i parë me virusin A (H1N1), është dhe më i prekuri, me 108 vdekje. Ndërkohë, numri i të prekurve nga ky virus në Meksikë është në total 6241. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar deri tani 13217 raste në total, nga të cilat 27 vdekje. Ndërkohë, vihet re përhapje në Australi me 1307 raste të konfirmuara (deri tani nuk ka asnjë vdekje). Për rajonin e Ballkanit të dhënat e fundit nga OBSH flasin për raste të reja në Greqi, duke arritur në 7 raste të konfirmuara me virusin A (H1N1). Shqipëria nuk është prekur nga ky virus, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat shëndetësore për përballimin e ndonjë situate të mundshme, në zbatim të rekomandimeve të OBSH.
Last Updated on Saturday, 13 June 2009 12:48