AVA heq msn-të për mësuesit që do të hartojnë testet
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Një ndër kushtet që ruan sekretin e testeve të maturantëve është edhe ndalimi i komunikimit elektronik për mësuesit. Në rregulloren e re të Maturës Shtetëerore 2009 thuhet se specialistët e arsimit, të cilët do të përzgijdhen për të hartuar testet nuk do të komunikojnë në mënyrë elektronike as me njëri-tjetrin. Rregullat e sivjetshme janë më të rrepta se ato të një viti më parë dhe gjithçka bëhet për të ruajtur të fshehta pyetjet e testeve. Mjedisi teknik në AVA do të jetë nën vëzhgimin e kameras dhe ruajtja në kompjuter e materialeve të provimeve nga specialistët do të bëhet me programe të posaçme që përmbajnë më shumë se një fjaklim apo pasuord. Në rast se nuk i zabtojnë rregullat, hartuesit e testeve do të ndiqen penalisht. Një pikë tjetër e rëndësishme e rregullores së re të 2009-ës është edhe ruajtja e konfindecialtitetit të rezultateve të provimeve për çdo nxënës. Pas shpalljes së rezultateve nxënësi ka të drejën e ankimimit të rezultatit për një afat 4 ditor. Rivlerësimi bëhet me të njëjtat rregulla e procedura si vlerësimi i testeve, duke vazhduar të jenë të sekretuara me barkode testet që rivlerësohen. Rezultatet e rivlerësimit dërgohen nga AVA zyrtarisht pranë KMSH të DAR/ZA me një afat nga 15 deri 30 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të provimit dhe konsiderohen rezultate përfundimtare të nxënësve. Çdo dokument i provimit të kandidatit arkivohet si dokument sekret në arkivin e AVA-s deri më 31 dhjetor të vitit ku çdo kandidat i nënshtrohet provimeve të Maturës Shtetërore. Pas datës 31 janar të vitit në vazhdim, AVA eliminon çdo test-broshurë të çdo nxënësi apo kandidati.
X. KLASIFIKIMI I MATERIALEVE DHE RUAJTJA E SEKRETIT
Neni 59
Konsiderohen materiale të “klasifikuar”:
59.1 Fondi dhe banka e kërkesave të testeve.
59.2 Testet përfundimtare dhe skemat e vlerësimit të testeve përkatëse.
59.3 Kodet e sekretimit te prodhuara nga AVA.
59.4 Test-broshurat e plotësuara nga çdo nxënës/kandidat.
59.5 Pikët dhe notat përkatëse.
59.6 Baza e te dhënave te Maturës Shtetërore te AVA-s.
Neni 60
Në mjediset e AVA-së zbatohen rregullat e mëposhtme:
60.1 Lejohet hyrja në mjediset e AVA-s vetëm e personave të autorizuar.
60.2 Lejohet hyrja në mjedisin teknik vetëm e personave qe kanë lidhje me procesin e punës.
60.3 Hyrja në mjediset e AVA-s kontrollohet në mënyrë elektronike.
60.4 Mjedisi teknik vëzhgohet nga kamera.
60.5 Ndalohet qëndrimi vetëm i një individi në mjedisin teknik.
60.6 Ndalohet mbajtja e celularëve, mjeteve të tjera të komunikimit dhe gjithçka tjetër që cenon sigurinë e procesit në mjedisin teknik.
60.7 Bëhet kryerja e kontrollit fizik gjatë hyrjes dhe daljes së personave në mjedisin teknik.
Neni 61
Për sigurimin e kërkesave të testeve zbatohen këto rregulla:
61.1 Nënshkrimi i kontratës individuale me çdo person që angazhohet në hartimin e fondit, bankës dhe kërkesave të testit përfundimtar.
61.2 Nënshkrimi i deklaratës nga punonjësit e AVA-s për konflikt interesi.
61.3 Ruajtja në kompjuter e materialeve të provimeve nga specialistët lëndorë, duke aplikuar elemente sigurie si fjalëkalime të shumëfishta, mungesë komunikimi elektronik dhe në rrjet.
61.4 Paketimi me elemente sigurie i materialeve të provimit.
Neni 62
Personat fizikë e juridikë, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me materialet e konsideruar të “klasifikuar” sipas pikave të nenit 59, janë të detyruar të veprojnë në përputhje me këtë Rregullore. Në rast shkeljeje, i kalohen organeve të drejtësisë për ndjekje penale.
XI. REGJISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE
Neni 63
Për qëllime të mbikqyrjes dhe të përmirësimit të provimit të Maturës, AVA mban të dhënat e çdo nxënësi/kandidati, të vlerësuesve të jashtëm dhe të mjediseve ku janë realizuar provimet e Maturës si dhe rezultatet e çdo nxënësi/kandidati në këto provime.
AVA mbledh, përpunon, ruan të dhënat personale dhe çdo shënim tjetër. Këto përdoren nga AVA për qëllime administrimi dhe analiza të provimeve të Maturës, nga MASH-i dhe institucione të tjera shtetërore,me autorizim të MASH.
Të dhënat personale të çdo nxënësi/kandidati dhe vlerësuesve të jashtëm janë konfidenciale.
Informacioni dhe renditja e shkollave sipas rezultateve të çdo nxënësi/kandidati është konfidencial.
XII. NJOHJA ME REZULTATET E PROVIMEVE TË MATURËS SHTËTËRORE
Neni 64
Çdo nxënës/kandidat pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore, pas shpalljes së rezultateve të provimit,në bazë të njohjes me skemat e publikuara të vlerësimit, ka të drejtë të kërkojë nga AVA rivlerësim të testit të tij. Për këtë, brenda 4 ditëve pas shpalljes së rezultateve të provimit, ai paraqet pranë KSHMSH-së një kërkesë dhe mandat arkëtimin e pagesës së një tarife ,masa dhe modalitetet e pagesës së të cilës do të bëhen të njohura nga MASH.
KSHMSH, pasi grumbullon të gjitha kërkesat, i përcjell ato sëbashku me mandat-arkëtimet në KMSH pranë DAR/ZA-së,brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve të provimit. KMSH pranë DAR/ZA shqyrton kërkesat e paraqitura nga KSHMSH-të dhe i përcjell ato zyrtarisht tek AVA, shoqëruar me mandat- arkëtimet përkatëse,brenda 7 ditëve nga shpallja e rezultateve.
AVA ngre grupet e vlerësimit të testeve, me vlerësues të trajnuar. Rivlerësimi bëhet me të njëjtat rregulla e procedura si vlerësimi i testeve,duke vazhduar të jenë të sekretuara me barkode testet që rivlerësohen.
Rezultatet e rivlerësimit dërgohen nga AVA zyrtarisht pranë KMSH të DAR/ZA me një afat nga 15 deri 30 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të provimit dhe konsiderohen rezultate përfundimtare të nxënësve. KMSH, nëpërmjet KSHMSH njofton për rezultatin e rivlerësimit çdo nxënës që ka kërkuar rivlerësim testi.
XIII. ARKIVIMI I DOKUMENTEVE TË PROVIMIT TË MATURËS
Neni 65
Çdo dokument i provimit të kandidatit arkivohet si dokument sekret në arkivin e AVA-s deri më 31 dhjetor të vitit ku çdo kandidat i nënshtrohet provimeve të Maturës Shtetërore.
Pas datës 31 janar të vitit në vazhdim, AVA eliminon çdo test-broshurë të çdo nxënësi/kandidati.
Neni 66
Kjo rregullore zbatohet duke filluar nga viti shkollor 2008-2009
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009