"Gërdeci", Mediu i pandehur nga Prokuroria
Autori i Lajmit: Red.
Ngrihen akuzat për 11 ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes mes të cilëve dhe ish-ministri, Fatmir Mediu. Ata akuzohen për shpërdorim detyre për vendosjen e repartit të demontimit të armëve në Gërdecit të Vorës, pas shpërthimit të së cilës humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur 300 të tjerë. Burime nga organi qendror i akuzës bënë të ditur se ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu mori dje zyrtarisht statusin e të pandehurit për tragjedinë e 15 marsit të vitit të shkuar. Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës janë vënë edhe 10 ish-funksionarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Shtabit të Përgjithshëm, mes të cilëve dhe Luan Hoxha, ish-Komandantin e Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu dhe ish- komandantin i forcave mbështetëse, Zija Bahja dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes Ardijan Mullai.
Deklarata e avokatit të ish-ministrit Mediu
Avokati mbrojtës i deputetit pa imunitet, Ardian Visha konfirmoi se prokurorët i kishin komunikuar Fatmir Mediut akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në vendimin për të përcaktuar Gërdecin si vend për demontimin e municioneve”. “Nuk ka asgjë të re në dosje, nga kërkesa që prokuroria dërgoi në Kuvend për të kërkuar heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut”- tha avokati Visha duke shtuar se nuk është e drejtë mënyra ligjore që ka përdorur prokuroria gjatë kësaj faze hetimi. Vetë ish-ministri i Mbrojtjes ashtu si dhe ish zyrtarët e tjerë të ushtarakë të marrë si të pandehur në këtë çështje nuk kanë pranuar të prononcohen për median.
Çfarë ndodhi më 15 mars
Shpërthimi në depon e demontimit të armëve në Gërdec në 15 mars të vitit të shkuar shkatoi 26 viktima dhe rreth 300 të plagosur. Ndërkohë që dëmet financiare kapën shifrëm e mijërave euro. Pak ditë pas shpërthimit janë vënë në pranga tre të dyshuarit e parë si përgjegjës të tragjedisë. Mihal Delijorgji, administratori i konpanisë Alb-Demil, Ylli Pinari drejtor i kompanisë shtetësore MEICO dhe Dritan Minxolli, drejtor teknik i firmës së demontimit të armëve. Rreth një vit pas shpërthimit janë vënë nën akuzë dje dhe ish-funksionarët më të lartë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën që ndodhi shpërthimi.
Kontratat
Prokuroria e Përgjithshme, pas administrimit të dosjes së Gërdecit nga Prokuroria e Tiranës, ka kryer një sërë hetimesh dhe në lidhje me mënyrën e lidhjes dhe zbatimit të kontratave mes palëve. Në relacionin zyrtar të organit qendror të akuzës mësohet se është lejuar demontimi i kalibrit të madh, është lejuar SAC dhe ALBA DEMIL për demontimin dhe eksportimin e municioneve, të dyja këto procedura janë cilësuar si shkleje e ligjit dhe përbëjnë vepër penale, ka pohuar dje në konferencën për shtyp kryeprokurorja Ina Rama.
Urdhrat që implikojnë Mediun
Vendimi i Këshillit të Ministrave i iniciuar nga ministri Mediu për marrëveshjen e çmontimit të municioneve, duke paracaktuar fituesin e këtij çmontimi
Miratimi i urdhrit për transportimin e municioneve nga Forcat Armatosura
Caktimi i vendit të demontimit të municioneve në Gërdec
Kalimin e Kompetencave të mbikëqyrjes së Gërdecit, nga Shtabi i Përgjithshëm ndërmarrjes MEICO
Luan Hoxha
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm është paraqitur dje paradite në Prokurorinë e Përgjithshme për tju komunikuar akuza për tragjedinë e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec të Vorës, pak kilometra larg Tiranës. Avokati mbrojtës i ish- shefit të logjistikës në Ministrinë e Mbrojtes Dashnor Caushi, ka kërkuar të shtyhet paraqitja e klientit të mbrojtur prej tij.
Shpëtim Spahiu
Në Prokurori është paraqitur edhe ish- komandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu, i cili është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës Vladimir Mece. Burime nga akuza bëjnë të ditur se ish-ushtarakut të lartë i është komunikuar akuza për “shpërdorim detyre”
Ish-funksionarët nën akuzë
1 Fatmir Mediu, ish-ministëri i Mbrojtes
2. Luan Hoxha, ish-komandanti i forcës së bashkuar,
3. Shpëtim Spahiu detyrë ish-Komandant i Forcave të Bashkuara
4. Zija Baha, ish- komandanti i forcave mbështetëse
5. Agim Lala, ish zëvendës Shefin e Shtabit të përgjithshëm
6. Dashnor Caushin, shefi i logjistikës në Ministrinë e mbrojtjes
7. Ndue Markun, drejtor juridik në Ministrinë e mbrojtjes
8. Armand Tartarin i cili mban postin e Drejtorit të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes
9. Adriatik Mema, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes,
10.Ardian Mullai, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i liruar nga detyra
11. Shkëlzen Madani, ish-drejtori ekonomik pranë Ministrisë së Mbrojtjes, i liruar nga detyra
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009