“Mbipopullimi” në polici, mbyllet Akademia
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Mbyllet akademia e rendit “Arben Zylyftari”. Kompetencat për përgatitjen e policëve të rinj i kalojën Policisë së Shtetit. Ligji i ri për Policinë e Shtetit, i miratuar pak muaj më parë, parashikon dhe diplomimin e efektivave të rinj nga Policia e Shtetit. Por mbyllja e akademisë duket se ka ardhur pas diplomimit të më shumë policëve se sa janë nevojat në vend. Shkak për mbylljen e saj duket të jetë bërë dhe reforma në polici si pasojë e së cilës dorëzuan uniformën rreth 800 punonjës të policisë. Ndërkohë një tjetër shkak që ka çuar drejt mbylljes së kësaj shkolle është dhe hapja e kurseve për ”Patrullat e Përgjithshme”, të diplomuar në këtë shkollë.
Akademia
Këshilli i Ministrave vendos të mbyllë Akademinë e Policisë. “Mbipopullimi” në radhët e uniformave blu duket se ka sjellë nevojën për mbylljen e akademisë, ndërsa kompetencat për shkollimin e personave që do të hyjnë në polici, në rast se do të ketë kërkesa, do t i delegohen Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë dje në mbledhjen qeverisë, sipas të cilit, mësohet mbyllja e Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari”, si institucion i arsimit të lartë, për shkollimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, dhe riorganizimin e arsimit policor si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 41, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave. Sipas vendimit mësohet se mbylljet Akademia e Policisë “Arben Zylyftari”, si institucion i arsimit të lartë, për shkollimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, dhe riorganizimin e arsimit policor si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, arsimimi policor të riorganizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në përputhje me ligjin nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave mësohet se vendimi nr.281, datë 2.6.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Policisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar ministri i Brendshëm.
Historiku i Akademisë “Arben Zylyftari”
Akademia e Policisë, megjithëse është institucion i ri, historia e saj është e lidhur me vazhdimësinë dhe trashëgiminë e traditës, përvojës dhe vlerave të shkollave pararendëse në fushën e arsimimit dhe kualifikimit të Policisë Shqiptare, qysh nga fillimet e shek.XX e deri tani.
Fillimet e arsimit profesional për forcat e rendit në Shqipëri i datohen qershorit të vitit 1919, kur u çel në Tiranë Shkolla e parë e Xhandarmërisë për përgatitjen e oficerëve, nënoficerëve dhe trupës së xhandarmërisë. Vazhdimësia e këtyre shkollave, sipas dokumenteve arkivore, vërehet edhe në vitet 1920-1939.
Pas Çlirimit të vendit, trajnimi i policisë filloi në tetor të vitit 1945, me zhvillimin e kurseve të shkurtra trejavore të përgatitjes së policëve dhe nënoficerëve të policisë nëpër prefektura. Në janar 1948, filloi të funksiononte Shkolla e Policisë për përgatitjen e oficerëve, n/oficerëve dhe policëve, me afat 4-mujor. Më 20 janar 1954, u krijua Shkolla e Bashkuar e MPBr, në përbërje të së cilës ishin kurset e policisë, sigurimit dhe kufirit, me afat 1-2 vjet, e cila ka funksionuar deri në vitin 1960. Më 20 janar 1959, Shkolla u dekorua nga Presidiumi i K.Popullor me “Urdhrin e Skënderbeut Klasi Parë”.
Në vitin 1960, Shkolla filloi me sistem trevjeçar në rang Teknikumi të Mesem Profesional, ndërsa në vitet 1966-1967, ajo suprimohet dhe në prill 1968, rihapet. Në muajin dhjetor 1971, me VKM nr.184, datë 20.12.1971, u vendos krijimi i Shkollës së Lartë 3-vjeçare të MPB, me kohëzgjatje 2 vjet me shkëputje nga puna dhe një vit stazh në organet policore vendore. Në vitet 1980-1990, Shkolla e Lartë ka funksionuar me sistem 4-vjeçar me shkëputje nga puna dhe 5 vjet me korrespondencë. Në shtator 1992, (me VKM nr.405, 15.09.1992) u krijua Akademia e Rendit Publik, e cila kishte në përbërjen e vet Shkollën e Lartë dhe Institutin 1-vjeçar të Policisë. Në shtator 1993, në Akademi pranohen për herë të parë studente femra për oficere policie. Në vitin 2000, ajo emërtohet Akademia e Policisë. (VKM nr.281, datë 2.6.2000), ndërsa me VKM nr. 663 datë 13.12. 2000, në janar 2001 i jepet emri i dëshmorit të Policisë Arben Zylyftari.
Më 13 janar 2003, me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Policisë, Presidenti i Republikës, e dekoroi Akademinë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin : “Për kontributin e dhënë në vite në fomimin, kualifikimin dhe specializimin e punonjësve të policisë për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike”.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009