Dyfish sasia e klorit në ujin e pijshëm të Tiranës
Kujdes, uji i pijshëm në Tiranë përmban klor sa dyfishi i normales. Kjo është një masë që autoritetet shëndetësore e kanë marrë të detyruar prej sistemit të vjetër të rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve dhe rrezikut për ndonjë epidemi të mundshme, sikundër ka ndodhur në vitet e kaluara. Por duket se që nga urdhri i dhënë për dyfishimin e sasisë së klorit në ujë e deri tani, Ministria e Shëndetësisë nuk është kujtuar për të ndryshuar qëndrimin e saj. Masa e klorinimit dyfish të rrjetit është marrë që në verën e shkuar dhe sërish ky efekt nuk ka ndryshuar. Duket do të mbetet i tillë edhe për verën e këtij viti që tashmë është në prag. Ndërkohë që përfaqësues të Drejtorisë së Higjienës garantojnë se është shmangur edhe ndotja e ujit në disa zona që kanë qenë problematike.
Deklarata
Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, Ferdinand Petrela,
ka pohuar dje për sa i përket sasisë së klorit në ujë se ajo vazhdon të jetë ende e lartë, gati dyfish mbi normat e lejuara. Ai sqaron më tej se ky është një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i takon vetëm kësaj ministrie për ta ndryshuar sasinë e klorit.
Ndërkohë që drejtori Petrela ka garantuar të gjithë kryeqytetasit për cilësinë e ujit që u vjen në banesa. Sipas tij, në Tiranë, edhe ato pak zona që kanë rezultuar të ndotura, janë pastruar. Ky qëndrim për të qetësuar popullatën vjen në një kohë kur vetëm pak muaj më parë në tri stacione të monitoruara të kryeqytetit rezultoi se uji i pijshëm në çezma kishte probleme me ndotjen. Kjo, si pasojë e rrjetit të amortizuar. Lidhur me këtë çështje, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve konfirmon se janë kryer një seri investimesh, sidomos në zonat periferike të Tiranës.
Premtimi
Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve ka siguruar gjithashtu se gjatë sezonit të verës kryeqytetasit jo vetëm që nuk do të përballen me krizë të furnizimit me ujë, por përkundrazi ky produkt nuk do të mungojë. Petrela tha se edhe në ato zona periferike ku ka pasur probleme një vit më parë me furnizimin me ujë janë shtrirë linja të reja në rrjet.
"Ne i kemi të gjitha në gatishmëri, kemi pompa rezervë për këto stacione, puset nga të cilat marrim ujë. Ndërkohë, me riparimet që po bëjmë në disa stacione pompimi për të pasur edhe pompat rezervë në gatishmëri mendoj se situatën do ta kemi nën kontroll gjatë gjithë periudhës së verës", premtoi Petrela.
Çmimi
Një tjetër lajm i mirë që vjen nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve është ai i mosndryshimit të çmimit të ujit. Ndonëse për kryeqytetin titullari i këtij institucioni mendon se paguhet më pak nga sa është detyrimi financiar për këtë produkt në rrethe të tjera, sërish deklarohet se nuk do të ketë ndryshim të çmimit. Drejtori Petrela konfirmon se deri tani nuk është vendosur për ndryshim të çmimit të ujit, megjithëse Tirana ka çmimin më të ulët krahasuar me rrethet e tjera të vendit.