Turizmi mes krizës dhe shansit
Në paralel me përpjekjet sporadike të enteve qeveritare për të promovuar turizmin shqiptar, puna e organizatave të biznesit turistik të vendit, si për shembull me ture informuese të operatorëve turistikë dhe gazetarëve, por dhe me marrëveshje me organizata simotra në shtetet e rajonit, është intensifikuar. Shumë agjenci turistike shqiptare e organizata të këtij biznesi kanë qenë të pranishme me ofertat e tyre, krahas dy panaireve më të mëdha të Londrës e Berlinit, në panairet e Moskës, Milanos, Poznanit, Varshavës, Utrehtit, Helsinskit, Dubait etj., pa përmendur panairet rajonale të Budvas, Shkupit, Prishtinës, Sarajevës e Beogradit.
Nga ana tjetër, vetë organizmat e biznesit turistik shqiptar po promovojnë turizmin tonë jashtë vendit, sikurse ishte rasti në shkurt të këtij viti me 20 operatorët turistikë shqiptarë të interesuar për tregun turistik polak dhe 10 kryetarë komunash e bashkish me resurse të pasura turistike që ju bashkëngjiten këtij grupi, të ftuar nga Dhoma e Turizmit Polak. E gjithë kjo lëvizje e komunitetit të biznesit turistik ka dhënë një efekt shumë pozitiv në prurjet e turistëve të huaj për vitin e kaluar, por edhe këtë fillim viti. Po ashtu, shoqatat e biznesit të turizmit, në veçanti Unioni i Operatorëve Turistikë kanë ndihmuar në bërjen e vendimeve të Këshillit të Ministrave që lehtësojnë hyrjen e shtetasve nga vendet ish-sovjetike. Si rrjedhojë e VKM Nr.382, datë 14.06.2006 dhe ndryshimeve të tjera ligjore, kanë hyrë menjëherë në vendin tonë mbi 10 mijë turistë rusë dhe nga vendet e tjera ish-sovjetike, nëpërmjet Malit të Zi.
Vitin e kaluar patëm 40 mijë turistë njëditorë rusë dhe nga vendet e tjera ish-sovjetike. Por këtë vit rrezikojmë. Në bazë të njoftimeve të bëra nga organet tona kufitare, nuk do të zbatohet kjo praktikë e liberalizuar për vendet evropiane që aplikojnë për vizë në vendin tonë. Në rast se nuk marrim masa të menjëhershme me korrigjimin e ligjit të ri për të Huajt, do të kemi një ulje të konsiderueshme të vizitorëve njëditorë. Pra, nga rreth 50 mijë turistë të planifikuar nga këto vende, praktikisht zero turistë. Gjë që do të sjellë edhe një ulje të konsiderueshme të të ardhurave turistike të agjencive turistike shqiptare dhe të shërbimeve të tjera turistike e hoteliere. Praktikisht ulje të të ardhurave nga turizmi në nivel të gjithë ekonomisë sonë. Këtë e kemi në dorë ta shmangim, mjafton një përpjekje e mirorganizuar e disa ministrive të linjës për të përgatitur një VKM që të shpëtojë situatën. Nga ana tjetër, në kushtet e një krize ekonomike botërore, sektori i parë që goditet si rregull është ekonomia.
Jashtë këtij rregulli nuk mund të përjashtohet as Shqipëria. Shifra e dhënë nga Ministria e Turizmit prej 2 milionë e 700 mijë turistësh që vizituan vendin tonë gjatë vitit 2008 mendoj se është e fryrë. Rrjedhimisht, paraqet një tregues që është i vështirë për ta përdorur si bazë krahasuese të hyrjeve turistike të vitit të kaluar me ato të këtij viti. Nga ana e specialistëve të komunitetit të biznesit të turizmit, por edhe të institucioneve të tjera shtetërore, është e pamundur të argumentohet kjo shifër duke i analizuar prurjet turistike në mënyrë analitike për të gjitha kategoritë turistike të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Edhe në opinionet e specialistëve të turizmit të organizatave partnere ndërkombëtare dhe të gazetarëve turistikë në shkrimet e tyre kjo shifër nuk duket. Prandaj ia vlen të veprojmë me shifra që na duken më pranë realitetit, bazuar në specifikën e vendit tonë (që rreth 80 për qind të hyrjeve turistike në sezonin veror e ka nga shqiptarët nga trojet etnike dhe ata emigrantë në vendet perëndimore).
Kështu, nëse për vitin e kaluar kemi pasur 500 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë dhe po aq emigrantë që vinin nga vendet perëndimore, ndërsa 150 mijë vizitorë njëditorë nga Korfuzi dhe nga Mali i Zi dhe po aq turistë shumëditorë të huaj "prej vërteti" nga vendet perëndimore, ndërkohë që turistët individualë dhe ata nga rajoni (maqedonas, malazezë, sllavë të tjerë) ishin nga 100 mijë, për këtë vit parashikimet flasin për një rënie të përgjithshme të tyre në kufij 10-15 për qind. Pra nga rreth një milionë e gjysmë turistë të vitit të kaluar, këtë vit mund të kemi rreth një milion e treqind mijë. Duke qenë se fqinjët tanë, si Mali i Zi, Kroacia dhe Greqia për këtë vit parashikojnë një rënie të flukseve turistike nga 20-30 për qind, rënia shqiptare nuk është shumë shqetësuese. Megjithatë, çfarë e bën jashtëzakonisht shqetësuese situatën është pamundësia për të menaxhuar si duhet luftën ndaj ndotjeve të mjedisit. Hedhja e mbeturinave në të gjitha rrugët kombëtare e lokale është një fenomen tipik negativ shqiptar, i cili evidentohet në të gjitha opinionet e të huajve kur ikin apo në shkrimet në shtypin e tyre. Mendoj që duhet të ketë sensibilitet më të madh e aksione më konkrete nga organet vendore të komunave dhe bashkive për të realizuar një pastrim të qëndrueshëm e jo me fushata apo efekte mediatike.
Po kështu, nevojiten ndërhyrje ligjore më të rrepta në formë penalitetesh apo masash ndëshkuese nga ana e qeverisë ndaj organeve përgjegjëse vendore që lejojnë ndotjet në territoret përkatëse. Gjithashtu, gjykoj se masat që po ndërmerren në rritjen e përmirësimin e cilësisë së turizmit të rërës dhe detit për të gjitha kategoritë e turistëve të huaj, në pragun e sezonit turistik veror nga organet ekzekutive e vendore janë shumë propagandistike e fragmentare. Masat organizative nuk merren e parashikohen në kohë, duke kombinuar ndërhyrjet. Nuk po shikohet se cili nga organet ekzekutive, vendore, apo dhe komuniteti i biznesit ka bërë apo jo "detyrat e veta të shtëpisë". As nuk po kërkohet llogari për moskryerjen e shërbesave. Konkretisht Plazhi Durrës-Golem është një unitet turistik, i cili paraqet dhe kapacitetin më të madh akomodues në Shqipëri. Pavarësisht se çfarë flitet e gjykohet për këtë destinacion turistik (që është pa leje, pa studime urbanistike, pa perspektivë turistike etj.), të gjitha kategoritë turistike të vendeve të Evropës Qendrore (Polonia, Sllovakia, Hungaria), vendeve të Evropës Lindore (Rusia, Ukraina, Bjellorusia) dhe vendeve rajonale (Bosnja, Maqedonia, Kosova), në 80 për qind të kërkesave të tyre duan t‘i bëjnë pushimet verore në këtë plazh. Përparësitë e këtij plazhi janë afërsia me dy qytetet më të mëdha shqiptare, Tiranën dhe Durrësin, plazhi ranor në kilometra të tëra, si dhe çmimet përgjithësisht të lira të këtij rajoni. E vetmja gjë që kërkohet për ta bërë më konkurrues e më të vizitueshëm nga të huajt këtë destinacion turistik është sistemimi i ujërave të zeza në impiante të rregullta, sistemimi e gjelbërimi i blloqeve turistike, sigurimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike për 24 orë, shërbimet publike të autobusëve, minibusëve, etj. Këto detyra imediate për zhvillimin e turizmit shqiptar, si në rajonin turistik të Durrësit e Kavajës (që e solla si argument), por edhe në zona të tjera turistike, po harrohen nga organet ekzekutive dhe ato vendore.
Shqipëria mund të jetë konkurruese në krahasim me vendet rajonale për bukuritë natyrore, për nivelin e çmimeve në disa zona turistike, veçanërisht në qiratë e apartamenteve, apo edhe në cilësitë e gatimeve. Mirëpo nuk jemi konkurrues në cilësinë e plazheve shqiptare, në cilësinë e shërbimeve hoteliere, të shërbimit të personelit kamerier-banakier, si dhe në çmimet e hoteleve të nivelit me tre yje e lart që nganjëherë i kemi më të shtrenjtë se vendet përreth. Së treti, mendoj se duhet të shfrytëzohet më mirë efekti i përfshirjes së vendeve fqinjë në krizën ekonomike më fort sesa ne, duke ekspozuar përparësitë turistike të vendit tonë, që vjen me një ofertë turistike të mirë e të lirë. Kjo duhet bërë nga shumë veprimtarë turistikë, sikurse janë strukturat ekzekutive të turizmit e të diplomacisë, të mediave, të donatorëve, të shoqatave tona të biznesit, të organeve vendore, të shoqatave me projekte turistike etj. në formë panairesh, workshopesh, konferencash, reklamash, aktivitetesh masive etj. brenda e jashtë vendit. Nuk po bëhet as si duhet, as sa duhet. Kemi nevojë të kemi një strategji tonën në këtë rast, si vend jo shumë i njohur e i promovuar turistik, me imazh jo të mirë, por që ka natyrë të bukur dhe çmime e shërbime të mira e të lira, si vend mikpritës dhe si vend tradicional në gatimet bio.