Prokuroret gjermane Arid Uka sulmoi ne shenje zemerimi ndaj luftes se SHBA ne Afganistan

Prokuroret gjermane qe po hetojne incidentin ne aeroportin e Frankfurtit thane se personi sulmoi trupat amerikane nga zemerimi per luften e udhehequr nga Shtetet e Bashkuara ne Afganistan.
Prokurori Rainer Griesbaum tha se 21 vjecari Arid Uka nga Kosova ishte revoltuar nga nje video qe ka pare ne internet nje dite me pare ku tregohen ushtare amerikane qe bastisin nje shtepi ne Afganistan. Prokurori tha se i pandehuri u tha autoriteteve se donte te parandalonte akte te tilla.
Prokuroret citojne te dyshuarin te kete thene se ndersa punonte ne aeroport kishte degjuar shpesh trupat amerikane te mburreshin per aktet e pergjakshme qe do te kryenin ne Afganistan.
Prokurori tha se Uka iu drejtua shoferit te autobuzit me pretekstin per te kerkuar nje cigare. Pasi pyeti nese ushtaret po shkonin ne Afganistan Uka qelloi ate qe u pergjigj ne koke. Me pas ai bertiti Allahu Akbar dhe qelloi shoferin gjithashtu ne koke.
Dy ushtare te tjere amerikane u plagosen nga sulmi. Prokurori tha se i pandehuri u perpoq te qellonte nje ushtar tjeter ne koke por arma iu bllokua.
Autoritetet gjermane besojne se Uka ishte radikalizuar nga informatat ne Internet dhe thane se nuk ka tregues qe ai te kete lidhje me ndonje grup terrorist. Por prokurori tha se incidenti tregon rrezikun e islamisteve qe veprojne me vete.