E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hoxhaj ngushëlloi sekretaren Clinton

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka ngushëlluar homologen e tij amerikane, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton me rastin e vdekjes tragjike të dy zyrtarëve ushtarakë të Shteteve të Bashkuara që ndodhi në Frankfurt të Gjermanisë.
 

Në letër thuhet: “Vrasja e dy pilotëve tuaj e ka prekur thellë popullin e Kosovës. Ky akt skandaloz është kundër vlerave dhe traditave të popullit të Kosovës, dhe është një akt kundër miqësisë sonë, e shpallur tashmë e përhershme. Populli amerikan dhe Qeveria juaj ndihmuan që Kosova të jetë e pavarur, ndihmuan shtet-ndërtimin e saj, ndërsa tani po përkrah integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike.
 

Sipas ministrit Hoxhaj, ushtarët amerikanë, me kurajën, me guximin dhe vendosmërinë e tyre, luftuan krah për krah me popullin e Kosovës për liri dhe demokraci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›