E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Gadafi duhet te largohet nga pushteti

Presidenti i Shteteve te Bashkura Barak Obama i beri nje thirrje te rrepte dje udheheqesit qe Libise Moamar Gadafi qe te largohet nga pushteti. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe se presidenti ka autorizuar gjithashtu edhe perdorimin e avioneve ushtarake amerikane per te ndihmuar egjiptianet qe kane shkuar ne Tunizi te kthehen ne shtepite e tyre ne Egjipt.

President Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe gjithe bota jane te indinjuara nga ajo qe ai e cilezoi si dhune e urryer kunder popullit libian.  Ai i beri thirrje udheheqesit Libian te lere pushtetin.

Dhuna duhet patjeter te nderpritet. Moamer Gadafi ka humbur legjitimitetin per te udhehequr dhe duhet te largohet. Ata qe nxisin dhunen kunder popullit libian duhet te mbahen pergjegjes.

Ne nje konference te perbashket shtypi me Presidentin e Meksikes Felipe Kalderon ne Shtepine e Bardhe zoti Obama i beri thirrjen e tij te pare  zotit Gadafi para kamerave per te dhene doreheqjen.  Presidenti  kishte bere thirrje edhe me pare per largimin e udheheqesit libian ne nje deklarate me shkrim pas nje bisede telefonike me Kancelaren e Gjermanise Angela Merkel.

Zoti Obama tha se dhuna kunder civileve te pafajshem do te vezhgohet dhe se perkrahesit e Gadafit do te mbahen pergjegjes. Ai tha se perkrahesit qe perpiqen te llogarisin ne ne cfare drejtimi do te shkoje konflikti duhet ta braktisin udheheqesin libian.

Ata duhet ta dine se historia eshte kunder kolonel Gadafit dhe se mbeshtetja e tyre per te dhe gatishmeria e tyre per te zbatuar urdherat per ushtrimin e dhunes ndaj qytetareve eshte dicka per te cilen ata me ne fund do te mbahen pergjegjes.

Zoti Obama tha se po shqyrton te gjitha opsionet ushtarake dhe jo ushtarake per ndaljen e dhunes ne Libi perfshire edhe vendosjen e ndalim fluturimeve per ushtrine libiane.

Me gjithe thirrjet per zonen e ndalim fluturimeve sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts dhe te tjere zyrtare amerikane kane folur per veshtiresine e nje operacioni te tille.

Presidenti tha se po punon me komunitetin nderkombetar per te percaktuar zgjidhje vecanerisht ne rastin e nje katastrofe humanitare.

Ekziston rreziku i bllokimit te situates qe me kalimin e kohes mund te behet e pergjakeshme dhe ajo eshte dicka qe ne po e shqyrtojme. Prandaj une dua te garantoj qe Shtetet e Bashkuara te kene kapacitetin e plote per te vepruar dhe mundesisht me shpejtesi.

President Obama tha gjithashtu se ka autorizuar avione ushtarake amerikane te ndihmojne egjiptianet e bllokuar ne Tunizi.

Prandaj une kam miratuar perdorimin e avioneve ushtarake amerikane per te ndihmuar egjiptianet qe kane shkaur ne Tunizi te kthehen serish ne Egjipt.  Une kam autorizuar USAID-in te faturoje avione civile per te ndihmuar popullin qe ka shkuar ne vende te tjera te gjeje rrugen e kthimit per ne shtepi.

Marina amerikane ka derguar dy anije ne Detin Mesdhe ne gatishmeri per te ndihmuar ne operacionet ushtarake lidhur me gjendjen ne Libi.

Zyrtaret e Pentagonit thone se eshte marre vendimi per te filluar nje operacion ushtarak por as Kombet e Bashkuara dhe as aleanca e NATO-s nuk kane autorizuar nje veprim te tille.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›