Vëzhguesit e parlamentit evropian: Zgjedhjet në Kosovë konform standardeve - Parregullsi në dy komuna

Vezhguesit e parlamentit evropian te zgjedhjeve ne Kosove vleresuan se ne pergjithesi zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit u zhvilluan ne nje atmosfere te qete dhe demokratike dhe e vleresuan lart pjesemarjen e qytetareve ne zgjedhje. Pjesemarrja e qytetareve ne zgjedhje sipas KQZ-ve ishte 47.8 perqind.
Parregullsi ne dy komuna
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kryetari i PDK Hashim Thaci, me bashkeshorten
Mirepo vezhguesit e parlamentit evropian thane se ne dy komuna te Kosoves, ne Skederaj dhe Drenas, qe jane bastione te njohura te PDK-se, ka pasur parregullsi ne procesin e votimit. “Neve na eshte thene se ka akuza serioze per mashtime ne dy komuna te Kosoves. Delegacioni i parlamentit evropian inkurajon partite politike, qe te vazhdojne me procedurat legale, te identifikojne personat, qe kane bere mashtrime dhe kjo te procedohet sipas ligjit”, tha eurodeputetja Doris Pack. Ajo tha se partite politike duhet te ushtrojne te drejten e tyre per te apeluar per parregullsite e evidentuara ne komisionin per ankesa dhe parashtresa.
Inkurajuese pjesemarrja e nje pjese te serbeve
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kryetari i LDK, Isa Mustafa, duke votuar ne Prishtine, 12 dhjetor 2010
Vezhguesit e Parlamentit Evropian thane se eshte inkurajuese pjesemarrja e nje pjese te serbeve ne zgjedhje, ndersa u shprehen te zhgenjyer me refuzimin e zgjedhjeve nga ana e serbeve te veriut te Kosoves.
“Anetaret e delegacionit e vleresojne rritjen e pjesmarrjes se serbeve ne zgjedhje dhe kjo eshte nje shenje per agazhimin e tyre ne institucinet kosovare. Mirepo delegacioni vlereson se serbet e Kosoves veriore humben shansin e tyre per te ushtruar te drejten e tyre demokratike te votes”, tha Doris Pack.
PDK kryeson
Delegacioni i parlamentit evropian pret nga klasa politike kosovare sa me shpejt te krijoje institucionet e reja, te formoje paramentin, qeverine dhe te zgjedhe presidentin. KQZ akoma eshte duke numeruar votat dhe gjate mbremjes se sotme thuhet se do te kete edhe rezultatet paraprake te zgjedhjeve te 12 dhjetorit. Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim, qe monitoroi zgjedhjet, doli me rezultatet e para nga 50 perqind te votave te numeruara dhe ajo nxjerr fituese PDK-ne, e udhehequr nga Hashim Thaçi, e pasuar nga LDK, udhehequr nga kryebashkiaku Isa Mustafa. Mirepo kjo organizate tha se ka nderprere procesin e numerimit te votave per shkak te parregullsive, qe jane regjistruar ne dy komuna te Kosoves, ne Skenderaj dhe Drenas.
ENEMO: Zgjedhjet ne pergjithesi te rregullta
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Serbe e Gracanices duke votuar
Rrjeti i organizatave evropiane, ENEMO, qe vezhgoi zgjedhjet parlamentare ne Kosove, tha se procesi i votimit ka qene i qete dhe paqesor, ndonese jane verejtur disa raste te parregullsive dhe shkeljes se procedurave. Nje nder verejtjet kryesore, qe ka kjo organizate, jane vazhdimi i mosrespektimit te fshehtesise se votes, siç demonstrohet nga shume raste te votimit familjar. Verejtje jane shenuar ne raportin e kesaj organizate edhe per procesin e votimit ne veri te Kosoves. "Ne veri te Kosoves kompleksiteti i vazhdueshem i gjendjes politike ka rezultuar me klime te tensionuar politike, ku ata, qe kane dashur te votojne, kane qene shume te kufizuar ne qasjen ndaj vendeve te votimit", thote Zllatko Vujiqiq, udheheqes i ENEMO-os. Sipas kesaj organizate, jane regjistruar pretendime per manipulim te votimit dhe te procesit te numerimit ne disa komuna te Kosove. Misioni ENEMO i nxit te gjitha palet e perfshira, qe lidhen me procesin e zgjedhjeve, qe t’i trajtojne ato permes mjeteve ligjore dhe t’i respektojne vendimet e panelit zgjedhor per ankesa dhe parashtresa.
Sidoqofte deri tash jane LDK, AAK dhe Vetvendosja, parti keto, qe kontestojne pjesemarrjen e larte te votuesve ne dy komuna ne Skenderaj dhe ne Drenas, ku pretendohet se ka pasur manipulime te votave.
Autor: Bekim Shehu
Redaktoi: Angjelina Verbica