E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Të pritet shpallja e rezultateve nga KQZ

Shume parti politike kane filluar ta kontestojne rezultatin e zgjedhjeve te publikuara nga organizatat joqeveritare Demokracia ne Veprim, te cilat nxjerrin fituese PDK-se. Rezultati me i kontestuar i pjesemarrjes ne votime sipas LDK dhe AAK-se eshte ne dy komuna ne Skenderaj dhe Drenas. Ne kete linje, Jakup Krasniqi kerkoi nga KQZ-ve qe ta kryeje punen me profesionalizem. “Nga KQZ-ve kerkoi profesionalizem, transparence te plote dhe paanshmeri duke e kryer punen sipas ligjit, duke evidentuar çdo parregullsi eventuale dhe duke trajtuar secilin dyshim te bazuar sipas procedurave te organeve perkatese”, tha Jakup Krasniqi. Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim, qe monitoroi zgjedhjet, doli me rezultatet e para nga 50 perqind te votave te numeruara dhe ajo nxjerre fituese PDK-ne, e udhehequr nga Hashim Thaci, e pasuar nga LDK e udhehequr nga kryebashkiaku i Prishtines, Isa Mustafa. Mirepo kjo organizate tha se ka nderprere procesin e numerimit te votave per shkak te paregullsive, qe jane regjistruar ne dy komuna te Kosoves, ne Skenderaj dhe Drenas.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›