E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme nuk mirëpritet nga koalicioni qeveritar

Kerkeses se opozites per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare partite ne pushtet i jane pergjigjur negativisht. Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski vlereson se nuk ka arsye objektive per te nderprere mandatin aktual te dhene kesaj perberje parlamentare nga ana e qytetareve. Partite opozitare kete vendim e kane vleresuar si vendim qyqar dhe si frike te partive ne pushtet per t'u perballur me elektoratin.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Andrej Zhernovski, deputet i Liberal- Demokrateve, LDP

“Vendimi per mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare deshmon se partite ne pushtet jane ne agoni totale. Ata nuk deshirojne te perballen me opinionin. Me kete vendim pozita ka legalitetin, por jo edhe legjitimitetin”, vlereson deputetja e socialdemokrateve opozitare, Cvetanka Ivanova.

Per partine Liberaldemokrate arsyet per mosmbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare kane qene jo mire te argumentuara. “Arsyetimet e VMRO-DPMNE-se jane te pamjaftueshme, te paargumentuara dhe jobindese per mosmbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme”, thote Andrej Zhernovski, deputet  i Liberaldemokrateve.

Edhe blloku politik shqiptar i ndare sa i perket zgjedhjeve te parakohshme

Bashkimi Demokratik per Integrim eshte shprehur kunder mbajtjes se zgjedhjeve, meqe sipas tyre fillimisht duhet te zgjidhet çeshtja e emrit. “Maqedonise nuk i duhen zgjedhje te parakohshme, Maqedonise i duhen zgjidhje te problemeve, njeri prej tyre eshte zgjidhja e kontestit te emrit me Greqine dhe pershpejtimi i proceseve eurointegruese. Nga ana tjeter gjithatu dihet qe ne Maqedoni nuk ka krize politike, institucionet funksionojne dhe nuk ka nevoje per te patur zgjedhje te parakoheshme“,vlereson zevendeskryeministri Abdylaqim Ademi.

Partite opozitare shqiptare  thone se nuk do te heqin dore nga kerkesa legjitime per mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare, sepse sipas tyre ky do te jete shpetim i vetem per vendin. “Kerkojme haptazi qe te organizohen zgjedhje, per shkak se vendi po fundoset, po izolohet, vendi destabilizohet ne marredheniet nderetnike dhe vetem nje garniture e re qeveritare do t'i zhbllokonte keto procese te bllokuara”, vlereson Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Kryeministri i Maqedonise Nikola Gruevski ne parlament

Per kryeministrin Nikolla Gruevski kerkesat e opozites duhet te jene serioze dhe te argumentuara. Andaj ai porosit: “Une do t'i porosis qe debati politik mos te bjere ne nivel te ulet, sepse kjo edhe me shume do te veshtiresonte proceset eurointegruese te vendit.

Analisti politik Artan Sadiku eshte i mendimit se Maqedonia nuk ka kapacitet qe ne nje vit kalendarik te organizoje edhe zgjedhje te parakohshme parlamentare edhe regjistrimin e popullsise. “Ne Maqedoni procesi i regjistrimit te popullates eshte nje moment shume i rendesishem politik, ndersa zgjedhjet dihet jane nje nder momentet me te rendesishme per nje shtet. Besoj qe nuk duhet keto momente politike te ndodhin  ne te njejten kohe, mu per shkak te politizimit te larte te procesit te regjistrimit, i cili  mund te keqperdoret gjate fushates parazgjedhore”, vlereson Artan Sadiku.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›