E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angelina Jolie refuzon “Salt 2”, rolin e kërkon Jessie J

LOS ANXHELOS-Aktorja amerikane, Angelina Jolie, e cila së fundmi i është përkushtuar filmit të saj debutues si regjisore, do të rikthehet në sheshxhirim, pasi rolet për të nuk mungojnë asnjë moment.

Por, një gjë është e sigurt, ajo nuk do të rikthehet me rolin e saj në filmin “Salt”, film që kishte si projekt që të realizohej episodi i dytë.
Në filmin “Salt” i cili e pati premierën në vitin 2010, Jolie interpretoi rolin e një agjenteje që akuzohet si e dyfishtë, ndërsa ky film u shndërrua në një hit botëror dhe e bëri atë si aktoren më të paguar në Hollyëood.

Por, ky fakt nuk ka qenë i mjaftueshëm që aktorja të vijonte dhe arsyeja është se Jolie nuk ka pëlqyer skenarin e episodit të dytë, çka ka bërë që ajo ta refuzojë protagonizmin në “Salt 2”.

Është skenaristi Kurt Wimmer që ka shkruar edhe skenarin e parë të këtij filmi, por mësohet se pas refuzimit të skenarit të dytë nga aktorja kryesore, thuhet se është duke punuar në ndryshimit e tij.

Mësohet se është aktorja ajo që e ka refuzuar rolin për të qenë protagoniste në këtë episod të dytë dhe është revista “Moviehole” që e ka raportuar këtë lajm.

Por, sapo Jolie dha refuzimin një personazh i njohur jep këngëtarja britanike, Jessie J.
Në Twitter, këngëtarja shprehet se e ka parë filmin Salt dhe do të dëshironte shumë të ishte protagonistja në këtë film.
“E pashe filmin, e di që e pashë me vonesë, por unë dua të jem Angelina Jolie”, thotë Jessie J.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›