E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimoret shembin pallatin 12-katesh ne qender te Tiranes

Policia ndertimore ka ndermarre dje nje operacionin per te rrezuar ndertesen e kunatit te deputetit te PS-se, Dashamir Peza. Ndertesa prej 12-katesh, e cila ndodhet prapa hotel "Tirana" ne kryeqytet ka filluar te shembet pas nje urdhri te nxjerre nga kryeinspektori i policise ndertimore, Hekuran Hoxhaj, i cili thekson se ne perputhje me ligjin 2502 per "Urbanistiken" kjo ndertese eshte e paligjshme. Mesohet se, kjo ndertese eshte ne pronesi te shtetasit Ilir Mata, kunatit te deputetit, Dashamir Peza dhe ishte destinuar te behej hotel. Fadromat e policise ndertimore, filluan prishjen e fasades se kesaj ndertese duke e nderprere operacionin e prishjes, per me vone per shkak te erresires duke e nisur serish neser ne oret e para te paradites. Ne lidhje me kete pallat ka akuza se eshte ndertuar pa leje dhe pengon kalimin e banoreve qe jetojne ne pallatet e tjera pas tij, ndersa ka zera se do te nderhyhet vetem ne katet e para, per te zhbllokuar rrugen. Ne vendin e ngjarjes jane grumbulluar forca te shumta policie, nderkohe per disa kohe ka qene e nderprere edhe hyrja ne apartament. Deputeti Peza, eshte akuzuar kohet e fundit nga kryeministri Berisha per marrjen e lejeve te ndertimit ne menyre abuzive, i favorizuar edhe nga kryetari i baskise, Edi Rama. Nderkohe qe pas akuzave te kryeministrit Berisha, kryebashkiaku Rama eshte pergjigjur se lejet e ndertimit jepen nga KRRT-ja, ne te cilen gjysma e anetareve jane te zgjedhur nga Partia Demokratike. Rama iu pergjigj publikimit te dosjeve nga kryeministri, duke theksuar se lejet e ndertimit jane firmosur prej tij, ashtu sic e kerkon ligji.

Shalesi: Pallati ka hipoteke

"Sot jemi deshmitare te nje akti banditesk te Berishes, qe ka marre persiper te luftoje mafien, duke u sjelle si nje mafioz i vertete. Keshtu theksoi ish-nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi ne nje prononcim per mediat pas prishjes se godines se kunatit te deputetit te PS-se, Dashamir Peza, nga policia ndertimore. Sipas tij deputetet e PS-se nuk do te lejojne nje njeri te cekuilibruar si Berisha, te cenoje biznesin privat, sikunder e dhunoi ai diten e sotme. Ai shtoi gjithashtu se ky objekt eshte hipotekuar nga Zyra e Pasurise se Patundshme, e cila drejtohet nga Berisha dhe eshte i ligjshem. "Kemi te bejme me shantazh dhe dhune fizike dhe psikologjike", theksoi Shalesi duke shtuar se deputetet e PS-se do te jene te vendosur, qe te mbrojne biznesin dhe sipermarrjen e lire.

Hoxhaj: Pallati ka probleme me ligjin

Kryeinspektori i Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar, Hekuran Hoxhaj, tha dje se ndertesa ka probleme ligjore. Ai tha se, gjate dites se sotme do te zbardhen te gjitha paligjshmerite dhe favorizimet mbi te cilat eshte ndertuar objekti. Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar (INUK) shtrin veprimtarine ne te gjithe territorin e vendit, nepermjet degeve ne Tirane, Vlore, Sarande, Korce, Kukes, Shkoder, Gjirokaster dhe Durres. INUK drejtohet nga kryeinspektori, i cili emerohet, lirohet dhe shkarkohet nga kryeministri, me propozimin e ministrit te Transportit dhe Puneve Publike. Kryeinspektori organizon dhe drejton te gjithe veprimtarine e INUK dhe do te pergjigjet para ministrit.

Bregu: Pallati i Pezes, i denoncuar me heret

Ky nuk eshte nje rast qe eshte publikuar kohet e fundit, tha dje ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Sipas saj i ashtuquajturi "Pallat i Dash Pezes" eshte denoncuar dendur dhe mjaft hapur, gjate zgjedhjeve lokale. Sipas saj ky pallat eshte rast tipik i veprimeve mafioze te Edi Rames. Pallati eshte ndertuar mbi rruge dhe me procedura abuzive. Rruga per here te pare eshte dhene me qira. Te gjithe qytetaret jane ankuar per kete rast, tha Bregu, pasi ne menyre abuzive eshte zene hapesira e tyre, duke krijuar edhe probleme per sigurine banoreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›