E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB zgjedh Shqiperine, per promovimin e energjise diellore

Shqiperia bashke me 5 vende te tjera eshte perzgjedhur nga nje projekt i Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara, (UNDP) dhe ai per Mbrojtjen e Mjedisit (UNEP) per promovimin e energjise diellore. Projekti synon promovimin e perdorimit te paneleve diellore, si nje menyre qe shmang ndotjen e atmosferes me gazra me efekt serre. Ne te marrin pjese 6 vende: Shqiperia, Algjeria, Libani, India, Meksika dhe Kili. Qellimi i tij eshte global dhe do te realizohet ne kontekstin e zhvillimit te paster, te qendrueshem, duke synuar zbutjen e ndryshimeve klimatike ne pergjithesi. Per realizimin e ketij projekti Shqiperia ka ne dispozicion rreth 2 milione e 750 mije dollare, ndersa vende me te medha si India apo Meksika rreth trefishin. Projekti do te zgjase 4 vjet. Ne perfundim te tij do te jete bere instalimi i nje kolektori me siperfaqje 75 mije metra katrore. Ne vitin 2014 nga perdorimi i paneleve diellore, pritet te reduktohet emetimi i 800 mije tone gazi karbonik ne atmosfere. Shqiperia eshte pale ne Konventen e Kombeve te Bashkuara per Ndryshimet Klimatike dhe ka ratifikuar Protokollin e Kyotos, per te reduktuar emetimin ne atmosfere te gazrave me efekt serre. Perfshirja e saj ne kete projekt konsiderohet si hapi i pare drejt ngritjes se nje tregu nacional afatgjate dhe te konsoliduar ne kete fushe. Nga ana tjeter qeveria shqiptare ka marre persiper projekte per prodhimin enregjise elektrike nga era. Gadishulli i Karaburinit eshte perzgjedhur per instalimin e turbinave te eres.

Financimet

Shqiperia ka ne dispozicion rreth 2 milione e 750 mije dollare, ndersa vende me te medha si India apo Meksika rreth trefishin. Projekti do te zgjase 4 vjet. Ne perfundim te tij do te jete bere instalimi i nje kolektori me siperfaqje 75 mije metra katrore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›