E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, kerkon daten e hapjes se tunelit

Partia Socialiste ka reaguar serish dje, ne lidhje me mbylljen e tunelit te Kalimashit, duke kerkuar nga kryeministri Sali Berisha, nje date per hapjen e tij. "Rreth dy muaj me pare na u tha nga perfaqesuesit e kesaj qeverie, qe tuneli i Kalimashit do te mbyllet per disa jave. Dua te pyes Sali Berishen, se kur do te hapet tuneli i Kalimashit? Pse nuk na thuhet nje date per hapjen e tij, si na u tha se tuneli do te hapet para zgjedhjeve te 28 qershorit",-tha deputeti i PS-se, Asllan Dogjani. Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha, Dogjani tha: "Nuk mund te frikesoni deputetet e opozites, as qytetaret se jane te lidhur me krimin, sa here qe ato dalin e hedhin poshte apo perbuzin shpifjet dhe akuzat tuaja, apo te sherbetoreve tuaj".

Transportet: Ne tunel punohet 24 ore

Menjehere pas deklarates se deputetit Dogjani per tunelin e Kalimashit, ka reaguar Ministria e Transporteve. "Ne vijim te informimit te vazhdueshem te publikut per mbarevajtjen e punimeve ne tunelin e Thirres, mund te garantojme se ne kundershtim me cdo spekulim te opozites, procesi i stabilizimit te avarise nepermjet masave emergjente te marra, ka perfunduar me sukses" njoftuan dje burimet zyrtare te ministrise se Transporteve. Sipas dikasterit te Olldashit, "aktualisht tuneli i Kalimashit eshte nen mbikeqyrjen dhe instruksionet e vazhdueshme te eksperteve me te mire nderkombetare te angazhuar ne veper, po punohet intensivisht per te zbatuar projektin e rishikuar te tunelit ne zonen qendrore te tij, subjekt i konvergjencave te larta radiale te shkaktuara nga paqendrueshmeria e masivit tektonikisht te destabilizuar. Puna ka rifilluar plotesisht ne galerine jugore ne te dy anet e shembjes dhe ne te gjithe gjatesine e zones se afektuar nga deformimet, ne nje regjim 24-oresh. Ne vijim te spekulimeve te vazhdueshme dhe totalisht te pabaza, te opozites kundrejt kryevepres shqiptare, autostrades Rreshen - Kalimash, sot tellallet e mashtrimit te Partise Socialiste iu rikthyen vepres me tere pasionin, e ngerthyer mes injorances dhe dashakeqesise primitive, duke i servirur publikut nje seri tjeter te telenoveles se abuzimit", njoftoi Ministria e Transportit.

Per realizimin e ketij projekti, Shqiperia ka ne dispozicion rreth 2.7 milione USD


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›