E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia, dita e Bajramit "vulos" nisjen e projektit Luljeta Ndoka



Ashtu sic kishte premtuar Komuniteti Mysliman, Dita e Bajramit do te perkoje me hedhjen e gurit te pare te themelit per xhamine e re. Kjo, thene ne menyre figurative, porse burime nga KMSH-ja, shprehen se pas kesaj date do te nisin diskutimet e komisioneve te posacem mbi detajet teknike te xhamise se re. Agron Hoxha, Drejtor i Marredhenieve me Publikun prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise, thote se menjehere pas kremtimit te festes se Bajramit, do te punohet per te vene ne jete planin per ndertimin e xhamise se re, e cila pritet qe te permbushe nevojat e besimtareve myslimane per lutje dhe falje. "Do te fillohet me mbledhjet e komisioneve qe do te diskutoje per detaje teknike, pas ketyre diskutimeve pritet qe te kemi dicka konkrete", - thote Hoxha. Sipas atyre qe jane vendosur deri tani, nje projekt krejt i ri do te hartohet per xhamine e re te Tiranes, ne sheshin e Namazgjase. Pasi kane diskutuar ndermjet tyre, komisionet kane vendosur qe truallit te Namazgjase do t'i pershtatej nje projekt i ri, i cili te jete ne harmoni me elementet dhe vendvendosjen e truallit. Por, komisioni i xhamise nuk e ka marre kete vendim, duke injoruar projektet e meparshme, te propozuara per xhamine ne kohen kur kryetar bashkie ishte Rama. Duke u munduar qe te tregohen sa me objektive, si dhe te bejne me te miren per myslimanet, Komisioni ka shqyrtuar propozimet e meparshme per menyren e projektimit te Xhamise se Re. Anetaret e komisionit per Xhamine, jane njohur fillimisht me te gjitha projektet e sjella ne konkursin e zhvilluar rreth nje vit me pare. Pasi kane pare propozimet e studiove "Andreas Perea Ortega", "Architecture Studio", "Search", "Zaha Hadid Architects" dhe "BIG', e cila u shpall edhe fituese vitin e kaluar, diskutimi dhe mendimet e eksperteve, vendosen para pak kohesh ne menyre unanime, se ne Tirane duhet nje projekt i ri per xhamine, qe te pershtatet me truallin e ri ku do te ndertohet, si dhe te reflektoje trashegimine kulturore shqiptare, ne dizajnin e saj. Gjate mbledhjeve te njepasnjeshme, komisionet jane njohur me propozimin e Komunitetit Mysliman, per angazhimin e nje studioje arkitekturore, per hartimin e projektit. Sipas perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman, kryearkitekti dhe drejtuesi i kesaj studioje, me nje veprimtari 28-vjecare, Muharrem Hilmi Shenalp, ka ardhur ne Shqiperi dhe eshte njohur me truallin e Namazgjase. Kjo studio ka projektuar xhami te ndertuara ne shume vende te botes, si ne Tokio (e cila ne 2002-shin eshte shpallur nje nder ndertesat me te mira te saj), ne Berlin dhe Keln, Gjermani, etj.. Komisioni vendosi te miratoje propozimin e Komunitetit Mysliman, dhe te ftoje arkitektet e propozuar prej tyre, per t'i intervistuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›