E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kërkon “shpëtimin” e Greqisë

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 15:30

“Shpëtimi i Greqisë nga falimentimi do t’i bënte mirë eurozonës dhe do të zvogëlonte rrezikun e përballjes me të njëjtën situatë për Spanjën dhe Italinë”, deklaroi ministri rus i Financave, Alexei Kudrin.

“Është më mirë që të shpëtohet Greqia”, ka theksuar Kudrin para gazetarëve, pas një takimi të zhvilluar në Washington për politikat globale.

“Rreziku për përhapjen e krizës në ekonominë botërore mund të rritej në mënyrë drastike, ndërsa Spanja dhe Italia do të goditeshin të parat. Është njësoj si fronti i luftës: thyerja e frontit sadopak e dobëson të tërë ushtrinë dhe lejon depërtimin e armikut”, ka thënë Kudrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›