E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA e përmbajtur ndaj zhvillimeve në Rusi

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 14:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan të përmbajtura ndaj ndryshimeve të planifikuara të posteve në udhëheqjen shtetërore ruse.

Politika e presidentit, Barack Obama, kundrejt Rusisë nuk varet nga ajo se cili individ ndodhet në krye të shtetit, sqaroi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pas ripërtëritjes së marrëdhënieve të tyre me Moskën, edhe nëse kryeministri Vladimir Putin rikthehet në vitin 2012 në postin e presidentit.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka propozuar të shtunën paraardhësin e tij dhe kryetarin aktual të qeverisë, Putinin, si kandidat të partisë qeverisëse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›