E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia dhe Maqedonia përplasen në OKB

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 15:00

Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, duke folur në lidhje me çështjen e emrit me Maqedoninë, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për emrin e vendit, por edhe për përpjekjet e Greqisë që të lërë pas të kaluarën.

“Përpjekjet e sinqerta të Greqisë janë që një regjion i brishtë, tentimet për rishkrim të historisë dhe ndryshimit të kufijve, t’i lë pas”,- thekson ministri grek.

Shefi i diplomacisë greke tha se vizioni grek për Ballkanin është që të jetë vend i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit, gjë që është komponentë kyçe e perspektivës evropiane të shtetit grek.

Në anën tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka mbajtur një fjalim me tone nacionaliste pranë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Ne e dimë se kush jemi dhe si të jetojmë. Ne jemi maqedonas, flasim maqedonisht dhe shteti ynë quhet Republika e Maqedonisë”, deklaroi Gruevski në fjalimin e tij, duke drejtuar sinjale në adresë të Greqisë dhe vendeve aleate të saj.

Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë ndjehen të nënçmuar me zhvillim dhe perspektivë të bllokuar, nga ana e bllokadave të fqinjit për hyrje në institucionet euroatlantike, vetëm e vetëm se siç tha ai “ne ndjehemi ata që jemi”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›