Topalli: KQZ do vendosë për mandatin e socialistëve
Kryetarja e Parlamentit tha pak ditë më parë se fatin e mandatit të deputetëve socialistë, që kanë bojkotuar Parlamentin, do ta vendosë KQZ. Topalli deklaroi se deputetët duhet të lexojnë Kushtetutën dhe për çështjen e mbarimit të mandatit do ta vendosë KQZ-ja në kohën e duhur. “Kur marrin mandatin e KQZ-së, në momentin që nuk ke bërë betimin në Kuvend. E ka rregullorja, duhet të bëhet betimi. E ka Kushtetuta. Dje ishte një deputet që bëri betimin. Kushtetuta është një dokument që nuk të lë të luash dhe është shumë serioze. Unë besoj se deputetët e PS-së e kanë lexuar mirë”, tha Topalli. Duke sqaruar statusin aktual të deputetëve socialistë, Topalli u shpreh se “deputetët e opozitës nuk e kanë statusit e deputetit”. Sipas saj, “Këshilli i Legjislacionit mund ta vendosë. Është trupi i Parlament që në momentin e caktuar së bashku me KQZ-në do të marrin vendimet e caktuara”.