E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kriza po thellon hendekun gjinor

 

Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin se kriza në të cilën është zhytur vendi po shfaqet në të gjitha fushat. Deputetja e Tiranës, Eglantina Gjermeni, duke iu referuar progres-raportit të BE-së shprehet se dhe barazia gjinore e sanksionuar me ligj në Shqipëri ndodhet në krizë. “Vetëm pak ditë më parë u prezantua në New York Raporti Global i Hendekut Gjinor, përgatitur nga Forumi Ekonomik Botëror. Nga 134 vende të paraqitura në këtë raport, Shqipëria është listuar e 92-ta, nga vendi 87 që ishte në vitin 2008. Gjatë vitit të fundit, treguesit në Shqipëri në bazë të të cilëve përgatitet raporti, janë përkeqësuar: mundësitë ekonomike edhe pjesëmarrja në ekonomi e rendisin Shqipërinë në vendin e 64-rt; niveli arsimor e rendit Shqipërinë në vendin e 73-të, Shëndeti edhe mbijetesa në vendin e 122-të, Fuqizimi politik i gruas e rendit Shqipërinë në vendin e 125-të”, u shpreh Gjermeni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›