E Diel, 1 Nëntor 2026

Abedin Hoxha, kushëriri i Enverit që drejtoi Shërbimin Sekret të Zogut

• Njeriu që drejtoi për afro gjysmë shekulli Shqipërinë komuniste, Enver Hoxha, ndonëse ngriti një kult individi me përmasa të mëdha, kurrë nuk pëlqeu të bënte të njohur për shtetasit e vendit të tij, pemën gjenealogjike të familjes nga ku ai rridhte.kastriot dervishiKujtimet rreth origjinës familjare ngushtoheshin deri tek ndonjë njeri i afërt me Anenë e tij, baba Çenin ose ndonjë Hoxha të përcaktuar, por kurrsesi me ndonjë person të njohur, që mund të kishte bërë emër në regjimet e kaluara. Pak kush do ta besonte, gjatë diktaturës komuniste, se kushëriri i afërt i Enver Hoxhës kishte qenë funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, madje drejtues i Shërbimit Sekret, por edhe një antifashist i internuar në Itali. Ashtu sikurse ka ndodhur me institucionin e Zyrës Sekrete, që nuk është përmendur fare nga Enver Hoxha, për mirë ose për keq, elementi tjetër që haset tek ai është mos përmendja e kushëririt të tij të dytë, Abedin Hoxha, drejtues i Shërbimit Sekret shqiptar, në cilësinë e kryesekretarit të Zyrës Sekrete në vitet 1928–1932, e më pas nënprefekt, prefekt, për të mbërritur tek viti 1944, duke qenë edhe sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, figura e dytë e ministrisë, përkatësisht pas Xhaferr Devës, Fiqri Dines dhe Ibrahim Biçakçiut. Sesa mund të ketë ndikuar në ndërgjegjen e Enver Hoxhës, qenia e kushëririt të tij në cilësinë e kryesekretarit të Zyrës, kjo është çështje që diskutohet, por faktet forcojnë vazhdimisht tezën se vetë Enver Hoxha i ka shërbyer me informata regjimit të Ahmet Zogut. Sigurisht kureshtja e shtyn çdo njeri të marrë vesh diçka më tepër për familjen e personit që ka lidhje gjaku me Enver Hoxhën, fakt ky që nuk i ka shërbyer veçse për keq, pasi persekutimi nuk do t’i ndahej deri në fund të jetës së tij. Babai i Abedinit, Rasim Hoxha ishte një avokat, i cili kishte shërbyer në disa vise të Perandorisë Osmane, si në Turqi apo Jemen, vende ku kishin lindur edhe fëmijët e tij. Ai kishte 4 fëmijë: Abedinin, Muhametin, Fiqiretin, si dhe një vajzë, Shpresën. Dy djemtë e tij, si Abedini dhe Fiqireti mbaruan shkollat ushtarake në Austri dhe Itali, ndërsa Muhameti në Francë, si inxhinier. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Abedini shërbeu si përkthyes pranë trupave Austro–Hungareze, aq sa regjistroi edhe një incident me Esat Pashë Toptanin, i deklaruar ky si armik i Vjenës. Rasim Hoxha shërbeu për një farë kohe, në Fier si avokat, ndërsa djali i tij Abedini, u martua me vajzën e Nuri Sharrës. Vajza e vetme e Rasimit, e cila ndryshe nga të vëllezërit përqafoi idetë komuniste dhe doli partizane, u martua me një nga kuadrot e larta të Partisë komuniste, i cili do të bënte një karrierë të suksesshme në mbretërimin e Enver Hoxhës, duke u ngjitur madje deri në rangun e ministrit në qeveritë e periudhës komuniste. Karriera e Abedin Hoxhës do të ishte me të vërtetë e befasishme dhe do të veçohej ajo që do lindte pas strukturimit të MPB-së. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Abedin Hoxha do të arrestohej dhe burgosej prej këtij regjimi. Por, dënimi e tij do të bëhej me një gjyq kolektiv. Në këtë mënyrë, Enver Hoxha kishte vendosur të hakmerrej edhe ndaj kushëririt të tij, të cilit nuk mund t’i faktohej dot asnjë akuzë. Arrestimi i Abedin HoxhësNë relacionet e kohës, ndonëse kishte qenë i internuar në Itali, Abedin Hoxha dyshohet si “agjent i fashizmit”. Regjimi akoma nuk e kishte kuptuar funksionin kryesor që kishte pasur. Arrestimi i tij do të vinte vetëm për shkak të postit që kishte pasur për disa muaj në vitin 1944. Më 12 maj 1945, Abedin Hoxha u dënua nga një Gjykata Ushtarake me kryetar Bilbil Klosin me 5 vjet heqje lirie për shkak të kohës që kishte qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Avokati i tij A. Totozani shprehej se më 7 prill 1939, Abedin Hoxha duke qenë nënprefekt i Pogradecit, i kishte dhënë një intervistë korrespondentit të agjencisë “HAVAS”, në të cilën dënonte pushtimin fashist. Kjo intervistë ishte cituar edhe nga Radio Parisi dhe nga Radio Londra më 10 prill 1939. Kur Jacomoni kishte ardhur në Korçë, i kishte thënë prefektit të Korçës, Tefik Mbroja se nuk donte ta gjente Abedin Hoxhën atje. Pas kësaj, drejtori i Zyrës Sekrete, Harito Harito e thërret në MPB dhe i tregon “qëndrimin armiqësor”, duke i thënë se G. Giro e kishte cilësuar “njeri të rrezikshëm”. Prej qershorit 1939 deri në shkurt 1940, Abedin Hoxha qëndron në Fier ku arrestohet si antifashist dhe çohet në Burgun e Beratit dhe atë të Tiranës, e në fund në Bari. Në shtatorin e vitit 1940 kthehet në atdhe dhe për shkaqe financiare pranon detyrën e drejtorit të korrespondencës pranë komisariatit të Kosovës për 3 muaj. Më pas punon në një agjenci automobilistike. Por në Fier kishte probleme me Isa Toskën dhe shkon inspektor i një shoqërie ngarkim–shkarkimi në Durrës. Gjatë procesit vërehen shumë dëshmitarë pro Abedinit. Gjatë gjithë pyetësisë që i ishte bërë, Abedin Hoxha nuk ka treguar se ka qenë shef i Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitet 1928–1930. Pas dënimit Abedin Hoxha vuan dënimin në deri në vitin 1947, kohë kur përfiton nga një amnisti. Po këtë vit fillon punë llogaritar në shtypshkronjën e rinisë në Tiranë e më pas në “NISH Vaji” Tiranë. Në mars 1948- prill 1949, si dhe më 1953–1954 punon zëvendësshef i llogarisë në ndërmarrjen shtetërore të duhanit të Elbasanit. Në prill 1949 deri më 15 maj 1952 punon në ndërmarrjen shtetërore të duhanit në Durrës. Pra, deri këtu Abedin Hoxha mundi të fshehë nga biografia e tij periudhën kur kishte kryesuar Shërbimin Sekret të Ahmet Zogut..“Sinjali” zbulon Abedin HoxhënDyshimet e para rreth punëve të dikurshme të A. Hoxhës shfaqen 3 vjet pas daljes nga burgu të tij. Më 16 shkurt 1950 kërkohej të pyetet Abedin Hoxha se ku ka punuar më parë, duke shfaqur kështu një dyshim serioz rreth të kaluarës së ish-zyrtarit. Një arrestim i dytë do të vinte për shkak zbulimit se kishte qenë shef i Zyrës Sekrete. Pas 7 vjetësh, ai është dekonspiruar. Në dosjen operative të Abedin Hoxhës, i dyshuar si “agjent i fashizmit”, regjistrohen tashmë informacionet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit, “Koburgu”, “Kafka e kokës”, “Gjuha shqipe”, “Sheftelia”, të cilët sjellin raporte kundër tij. Por goditjen më serioze e ka dhënë agjenti “Sinjali” (SH.LL). “Sinjali” vinte nga një familje tiranase. Ishte rekrutuar në vitin 1947 me mjete presioni, ndërsa kishte marrë më qafë deri edhe vëllain e vet të cilin e kishte denoncuar se kishte dashur të arratisej. “Sinjali” i shërbeu për shumë vite Sigurimit, pavarësisht nga fakti se një djalë i tij u dënua dy herë nga regjimi komunist në një prej burgjeve më të tmerrshme në vend. “Sinjali” i shërbeu dy regjimeve. Në vitet 1930–1933 agjent i Zyrës Sekrete dhe në vitet 1947–1970 i Sigurimit të Shtetit. “Sinjali” ka dëshmuar në vitin 1952 kundër shefit të tij Abedin Hoxha duke treguar një ngjarje të vitit 1930 që kishte të bënte me Ilia Tecetin nga Ulqini. Në raport përmendej edhe Alberto Pariani dhe bëhej fjalë për një raport në lidhje me një hartë që tregonte një vend ku mund të vendoseshin nëndetëse. Teceti ishte liruar nga Burgu i Tiranës ku ndodhej i burgosur dhe ishte vënë në shërbim të Zyrës Sekrete të MPB-së. Më 22 prill 1952, Abedin Hoxha thirret nga komisioni hetimor i përbërë nga Simo Zhupa (kryetar), Delo Balili, Selim Stërmasi, Nikolin Profi, Malo Frashëri, Senka Dushi. Pasi janë grumbulluar këto të dhëna, Abedin Hoxha arrestohet në Elbasan më 1 korrik 1954, duke treguar më në fund se ka punuar kryesekretar i Zyrës Sekrete. Ishte baxhanak me Shefqet Çelkupën. Duke qenë se më tepër interes përbënte koha kur Abedin Hoxha ka qenë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitin 1944, më 10 shtator 1954 është pyetur ish-kryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Ibrahim Biçakçiu nga Burgu i Burrelit. Abedin Hoxha ka refuzuar më pas deklarimet e Biçakçiut se ka përdorur fondin sekret të MPB, duke ruajtur dhe duke mos përmendur emrin e shefit të fundit të Zyrës Politike, Kadri Vasilit. Në dëshmitë e reja të dhëna, Hoxha thotë se kishte agjent special në Gjirokastër Petro Dilon, i cili gjurmonte hap pas hapi konsullin grek të atij qyteti. Por Hoxha akuzohet se duke pasur funksione të rëndësishme në administratë kishte luftuar kundër “klasës punëtore”. Më 2 nëntor 1954 komisioni i internim–dëbimeve kishte vendosur internimin e tij për 5 vjet në kampin nr.2 në Shtyllas. Dënim të cilin e ka filluar më 11 tetor 1954 pas daljes nga paraburgimi. Por më 5 maj 1956 organet e Sigurimit të Shtetit njoftojnë se Abedin Hoxha kishte lënë kampin e Kuçit, ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ku edhe kishte vdekur. Për këtë qëllim dosja e tij mbyllej. Varroset në varrezat e Bamit, për t’i humbur eshtrat pas zhvendosjes së kësaj varreze. “Vitet e vegjëlisë” fshehën vëllezërit HoxhaSi për ta pasuruar hakmarrjen e tij ndaj Abedin Hoxhës, Enver Hoxha la në heshtje tërësisht emrin e tij dhe nuk e përmendi, qoftë edhe për keq. Mirëpo do të kalonin vite dhe në librin “Vite të vegjëlisë”, Enver Hoxha nuk mund të rrinte pa falsifikuar të kaluarën e fisit të tij, duke treguar edhe natyrën e tij mosmirënjohëse, kur shkruan në lidhje me familjen e Rasim Hoxhës, këto rreshta: “Në Fier duke punuar, për herë të parë fitova disa lekë, pikërisht 25. Ja si i fitova: Atje ishte avokat Rasim Hoxha, nga soji ynë, babai i Shpresës dhe Muhametit. Muhameti ishte më i madh nga unë, ai mësonte në Francë. Si Rasimi dhe djemtë, ishin fodullë. Vetëm Shpresa nuk ngjau fare me ta. Ajo, doli partizane, u bë komuniste e mirë, luftoi me kurajë edhe kundër pjesëtarëve të familjes, të cilët nuk qenë me ne. Pra, një ditë Rasimi më tha: “Hajde në zyrë, të më kopjosh disa shkresa!”. Dhe unë vajta, shkrova e shkrova me ditë të tëra dhe kur i mbarova, ai më dha 25 lekë, më mori edhe për drekë në shtëpi, pse kishte ardhur Muhameti nga Franca. “M’i jep t’i ruaj lekët”, më tha nënë-daja. Por unë nuk ia dhashë dhe i prisha sa ndenja në Fier. Me afrimin e hapjes së shkollës u ktheva në Gjirokastër me kujtime të mira nga pushimet” (faqe 212). Sikurse shihet, në fillim Enveri shkruan se fëmijë të Rasimit ishin Shpresa dhe Muhameti, ndërsa më poshtë brenda të njëjtës faqe përdor fjalët “djemtë e tij”, pra në shumës dhe jo në njëjës. Enveri kështu ka hequr nga lista Abedinin dhe Fiqiretin, duke harruar që më sipër ka thënë se Rasimi kishte vetëm një djalë. Ky moskujdes i Hoxhës i ka shpëtuar edhe kujdestarëve të veprave të Enver Hoxhës, të cilët, nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kapur një renditje të tillë.(Pjesë nga libri “Shërbimi Sekret Shqiptar 1922-1944” i autorit Kastriot Dervishi.)Sekretet e Shërbimit Sekret Shqiptar“Shërbimi Sekret Shqiptar 1922–1944”, i autorit Kastriot Dervishi hedh dritë për herë të parë mbi një nga institucionet më të panjohura dhe më të pa komentuara të shtetit shqiptar. Botimi, fryt i një pune studimore 3-vjeçare në Arkivin Qendror të Shtetit dhe në Arkivin e Ministrisë së Brendshme zbardh për herë të parë emrat e drejtuesve të shërbimeve sekrete shqiptare, jetën e tyre, të veçantat e vërejtura, etj. Raportet agjenturore në vend, drejtimet e agjenturave të huaja kundër Shqipërisë, metodat e përdorura, si dhe ngjarjet kryesore janë disa prej pjesëve përbërëse të këtij libri. Duke mos ngelur deri këtu, libri për herë të parë hedh dritë mbi të kaluarën e udhëheqësit të ardhshëm komunist të Shqipërisë Enver Hoxhës, si dhe lidhjet e tij me shërbimet sekrete të kohës. Ky botim është konceptuar si pjesë e parë sipas kohës së paraqitur. Pjesa e dytë të cilën autori e ka në proces do të trajtojë shërbimin sekret të periudhës ‘44–‘91.Fiqiret Hoxha, oficeri i pallatit mbretërorNë ditën që çlirohej Tirana, forcat partizane do të arrestonin ndër të tjerë edhe një nga oficerët e pallatit të Brigadave. Pikërisht më 17 nëntor do të binte në prangat e komunistëve, vëllai i Abedinit, Fiqiri Hoxha, ish-oficer i Pallatit të Brigadave që do t’ua dorëzonte atë forcave antifashiste me mirëkuptimin e një pakti të heshtur. Në vendimin e gjyqit të 20 prillit 1945, thuhet se Fiqiri Hoxha ka bashkëpunuar me pushtuesin dhe ka tradhtuar atdheun. Me këtë akuzë do të dënohej 10 vjet. Gjatë gjithë kësaj periudhe kur hetohej e dënohej Fiqiri Hoxha, kushëriri i tij, Enveri që kishte ardhur në krye të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, nuk do të ndihej dhe në asnjë rast nuk do të kujtohej për të. Gjithsesi, Fiqiri Hoxha në 21 prill të 1955 do të përfundonte dënimin dhe do të fitonte lirinë për të vijuar më tej në braktisjen e madhe. Po kush ishte kushëriri i diktatorit që u dorëzoi Pallatin e Brigadave forcave partizane. Fiqiri Hoxha lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1916. Pasi kreu shkollën në vendlindje studioi në akademinë prestigjioze të Modenës në Itali të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Pas rikthimit në atdhe u integrua si ushtarak në regjimentin special të sigurisë së rezidencës qeveritare, Pallati i Brigadave. Deri në ditën e çlirimit të Tiranës ishte pjesë e këtyre strukturave ushtarake. Gjatë hetimit deponoi se në kohën kur kryente detyrën si ushtarak sigurie u ka dhënë forcave partizane informacione për vendndodhjen e reparteve gjermane në periferi të qytetit të Tiranës. Ndërkaq, ai është shprehur se ka pasur një motër partizane, Shpresën, gjatë kontakteve me të cilën ka raportuar për planet e ushtarakëve okupatorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›