E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat e shtetëzuara, ja kushtet e ankandit

• Të gjithë ata ish-pronarë që zotërojnë më shumë se 70 për qind të tokës ku ...Fabiola Çela...janë ndërtuar ndërmarrje apo magazina shtetërore kanë të drejtën e parablerjes së objektit. Por edhe ata ish-pronarë që nuk e zotërojnë këtë sipërfaqe toke nuk duhet të mërziten, sepse me privatizimin e objektit ata do të mund të kompensohen për tokën e tyre. Dhe vlerësimi i kësaj toke do të bëhet sipas çmimeve të përcaktuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndërkohë ekziston dhe një alternativë tjetër për ata pronarë që nuk duan të marrin kompensimin nga shteti, por duan t'u rikthehet sërish prona e tyre. Ata ish-pronarë që kanë më pak se 70 për qind të tokës ku është ndërtuar objekti shtetëror mund të marrin pjesë në ankandin e privatizimit të këtij objekti. Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë, gjatë vitit 2007 e deri më tani në METE janë paraqitur rreth 200 kërkesa nga pronarët e truallit, të cilat pasi janë përpunuar, janë dërguar për konfirmim pranë institucioneve që kanë në varësi këto objekte. Pas përgjigjeve të marra prej tyre, janë miratuar për t'u përfshirë në procesin e privatizimit rreth 246 objekte (asete). E drejta e parablerjesSipas vendimeve më të fundit të miratuara nga qeveria, të gjithë ish-pronarët që kanë mbi 70 për qind të sipërfaqes nën objekt kanë të drejtën e parablerjes së këtij objekti, në momentin që ky objekt hyn në proces privatizimi. Kjo kategori pronarësh duhet të paguajnë vetëm për vlerën e objektit që është ndërtuar mbi tokën e tyre. Pra, një pronar që zotëron 100 për qind të sipërfaqes ku është ndërtuar objekti do të paguajë vetëm vlerën e objektit. Por ka edhe pronarë, të cilët nuk zotërojnë 100 për qind të sipërfaqes së tokës ku është ngritur objekti shtetëror. Atëherë për këtë kategori pronarësh veprohet në këtë mënyrë. Së pari, nëse ky pronar nuk dëshiron që ta blejë pjesën tjetër të truallit, atëherë në momentin që ky objekt shitet qeveria do t'i kompensojë këta pronarë për vlerën e truallit. Përcaktimi i vlerës së truallit kryhet në bazë të çmimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Këto çmime rifreskohen pothuajse çdo vit. Ndërkohë për ata ish-pronarë, të cilët edhe pse zotërojnë më pak se 70 për qind të sipërfaqes ku është ndërtuar objekti, nuk duan të shesin, përkundrazi duan të blejnë edhe pjesën tjetër të truallit ku është ndërtuar objekti, atëherë këta ish-pronarë mund të marrin pjesë në ankandin që zhvillohet për shitjen e këtij objekti. Por ata do të paguajnë para vetëm për tokën që nuk zotërojnë dhe jo për atë pjesë trualli që ata njihen si pronarë. Dokumentet që duhenTë gjithë ish-pronarët që duan të rimarrin sërish trojet e tyre, ku janë ndërtuar objekte shtetërore më parë duhet të bëjnë një kërkesë, për të pasur të drejtën e parablerjes së këtij objekti. Këtë kërkesë së bashku me disa dokumente duhet t'ia dërgojnë institucioneve përkatëse që kanë nën administrim objektin. Dokumentet kryesore që ish-pronarët duhet të kenë janë vendimi i komisionit të Kthimit të Pronave, i cili duhet të jetë i shoqëruar me hartën përkatëse. Gjithashtu vendimi duhet të jetë i noterizuar. Ndërkohë nëse ish-pronarët kanë dokumente hipotekore me ligjin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tani e drejta e parablerjes regjistrohet. Nëse të gjithë pronarët do të kishin të drejtën e parablerjes së regjistruar në hipotekë, atëherë ky proces do të ishte edhe më i thjeshtë. AnkandiPasi bëhet kërkesa dhe merret përgjigje pozitive nga institucioni që ka në administrim këtë objekt nis procesi i privatizimit. Pasi institucioni përkatës jep "ok" për nisjen e procesit të privatizimit, atëherë me miratimin e titullarit të Ministrisë së Ekonomisë ngrihet grupi i vlerësimit. Pas kësaj, ekspertët përgatisin një dosje me gent-planet përkatëse, që i dërgohen njësive të qeverisjes vendore për të konfirmuar sipërfaqet që do shiten. Ndërkohë nga zyrat e regjistrimit ekspertët kërkojnë edhe hartat treguese. Çmimet e trojeve kërkohen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Gjithashtu nga kjo agjenci merret edhe një konfirmim për ish-pronarin që ka bërë kërkesën si dhe shikohet nëse ka apo jo pronarë të tjerë. Pasi merren dokumentet e kërkuara, plotësohet dosja dhe dërgohet për shitje në Drejtorinë e Administrimit të Aseteve Publike pranë Ministrisë së Financave. Janë ato që administrojnë shitjen dhe lidhin kontratat. Atje shqyrtohet nëse ky pronar ka 70 për qind, të sipërfaqes së tokës gjithashtu përcaktohet se sa do të paguajë pronari nëse ka për të paguar. Pra, kjo është edhe hallka e fundit e këtij procesi. Por që ish-pronarët të marrin pjesë në ankand, përveç kërkesës që duhet të paraqesë për blerjen e objektit që shtrihet mbi tokën, ish-pronë e tij, vendimit përkatës të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe çdo dokument tjetër ligjor, të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të shoqëruar me gen-planet, plan-vendosjet dhe hartën treguese që përcakton se ai është pronar i tokës, ai duhet të ketë një garanci bankare prej 20 për qind e vlerës së fillimit të ankandit.    VlerësimiGjatë vitit 2006 qeveria kreu disa amendime në ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronave". U përgatit një paketë e re ligjore për privatizimin e aseteve të ndërmarrjeve shtetërore. Por, pavarësisht këtyre ndryshimeve të bëra përsëri pati shumë pengesa për realizimin e këtij procesi. Në një situatë të tillë gjatë vitit 2007 qeveria miratoi një sëri ndryshimesh të tjera, që kishin si qëllim kryesor shkurtimin e afatit kohor që duhej për të bërë vlerësimin e këtyre aseteve. Pas ndryshimeve të bëra, vlerësimi tashmë kryhet nga ekspertë të Ministrisë së Ekonomisë dhe me urdhër të titullarit, përfaqësuesit të pronës shtetërore ngrihet një grup vlerësues. Në këtë grup ka përfaqësues si nga ministria ashtu edhe nga institucionet që kanë në administrim këto asete. Me miratimin e këtyre ndryshimeve në ligj kanë nisur të ngrihen grupet e vlerësimit dhe për rrjedhojë ka nisur edhe procesi i vlerësimit. Ndërkohë që për përcaktimin e vlerës së trojeve, ku janë ndërtuar këto objekte qeveria ka vendosur që vlerësimi i tyre të kryhet në bazë të çmimeve që përcakton Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Pra, janë këto çmime që përdoren për shitjen e tokës ku është ndërtuar objekti. Po ashtu, në bazë të këtyre çmimeve do të kryhet edhe kompensimi i ish-pronarëve.  Grup i përbashkëtMinistria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave ka vendosur që të ngrejë një grup të përbashkët pune. Ky grup do të marrë në shqyrtim të gjitha ato raste problematike, për të cilat nuk gjendet gjuha e përbashkët mes ish-pronarëve dhe drejtuesve të institucioneve, që kanë në varësi këto objekte. Kjo, pasi shpeshherë ka ndodhur që për të njëjtin objekt institucionet që e kanë në varësi të shprehen se këto objekte përdoreshin ende dhe nuk duhen privatizuar. Por nuk ndanin një mendim me ta ish-pronarët, të cilët theksonin se, këto objekte nuk funksiononin prej kohësh ndaj dhe kërkonin privatizimin e tyre. Në një situatë të tillë është pikërisht ky grup pune i posaçëm, me në krye zëvendëskryeministrin që i jep zgjidhje një situate të tillë. Pra, është zëvendëskryeministri ai që do të vendosë nëse ky objekt do të hyjë, apo jo në proces privatizimi.70 per qinde sipërfaqes ku është ndërtuar objekti shtetëror duhet të kenë ish-pronarët në mënyrë që të kenë të drejtën e parablerjes së objektit200 kerkesajanë paraqitur nga pronarët e truallit në Ministrinë e Ekonomisë, që pasi janë përpunuar, janë përcjellë për konfirmim privatizimi në institucionet e varësisë administrative246 objektejanë miratuar për t'u përfshirë në procesin e privatizimit. Pasi janë ngritur komisionet e vlerësimit dhe janë përgatitur dokumentacionet përkatëse, janë dërguar për shitje në Ministrinë e FinancaveDokumentet    Kërkesën për blerjen e objektit që shtrihet mbi tokën, ish-pronë e tij     Duhet të paraqesë vendimin përkatës të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe çdo dokument tjetër ligjor, të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të shoqëruar me gen-planet, plan-vendosjet dhe hartën treguese, që përcakton se ai është pronar i tokës       Vendimi duhet të jetë i noterizuar    Duhet të ketë një garanci bankare prej 20 për qind e vlerës së fillimit të ankanditVlerësimi i kësaj toke do të bëhet sipas çmimeve të përcaktuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndërkohë ekziston dhe një alternativë tjetër për ata pronarë që nuk duan të marrin kompensimin nga shteti, por duan t'u rikthehet sërish prona e tyre. Ata ish-pronarë që kanë më pak se 70 për qind të tokës ku është ndërtuar objekti shtetëror mund të marrin pjesë në ankandin e privatizimit të këtij objektiTë gjithë ish-pronarët që duan të rimarrin sërish trojet e tyre, ku janë ndërtuar objekte shtetërore më parë duhet të bëjnë një kërkesë, për të pasur të drejtën e parablerjes së këtij objekti. Këtë kërkesë së bashku me disa dokumente duhet t'ia dërgojnë institucioneve përkatëse që kanë nën administrim objektin. Dokumentet kryesore që ish-pronarët duhet të kenë janë vendimi i komisionit të Kthimit të Pronave, i cili duhet të jetë i shoqëruar me hartën përkatëse
VENDIMI
Pika 4 e vendimit nr.794 datë 21.11.2007Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjesProcedura e shitjes së pronës shtetërore 1. Si pronë shtetërore vlerësohet çdo njësi prodhimi, pjesë e tyre, mjete transporti, mjete lundrimi e mjete xhiroje që janë vendosur të shiten si pasuri fizike sipas përcaktimit në miratimin e privatizimit.2. Privatizimi i këtyre objekteve bëhet nëpërmjet ankandeve. Ministria e Financave, 7 ditë pas marrjes së dokumentacionit të vlerësimit nga Ministria e Ekonomisë i kërkon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave konfirmim nëse ka vendime të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për truallin përkatës. 3. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës i dërgon konfirmimin Ministrisë së Financave shoqëruar me dokumentet përkatëse. 4. Shitja e objektit bëhet si më poshtë: a. Në rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit në zbatim të ligjit nr. 9583 datë 17.7.2006 'Për kthimin dhe kompensimin e pronës' e kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare. b. Në rastet kur subjektet e shpronësuara të truallit pas njoftimit të bërë nga Ministria e Financave nuk kanë paraqitur dokumentacionin e pronësisë deri në afatin e përcaktimit në njoftim, bëhet një njoftimi i dytë në dy gazeta me qarkullim kombëtar dhe njoftohet pronari, duke i lënë një afat të ri prej 30 ditësh nga data njoftimit të parë. Nëse edhe në këtë afat të dytë pronari nuk paraqitet, atëherë kryhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand sipas procedurave të këtij vendimi. Vlera e truallit e përcaktuar në dosjen e privatizimit derdhet për llogari të AKKP-së për të kompensuar pronarin. c. Në rastet kur konfirmohet se objekti që privatizohet nuk ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, ai i nënshtrohet ankandit sipas procedurave të këtij vendimi. Kur në datën e zhvillimit të ankandit paraqitet subjekti i shpronësuar gëzon të drejtën e parablerjes me vlerën fillestare të objektit. 5. Për punonjësit që i kanë pasur dhe i kanë në përdorim automjetet dhe pajisjet e punës, që janë të panevojshme për zhvillimin e veprimtarisë dhe që propozohen të shiten të shkëputura nga objektet, kryhet shitja pa ankand. 6. Në rast se punonjësit që kanë pasur ose i kanë në përdorin nuk paraqesin kërkesë për blerjen e tyre, si dhe vërtetim nga drejtori i ndërmarrjes se kanë qenë apo janë përdorues të automjetit apo pajisjeve të tjera brenda afatit të afishuar, kalojnë në ankand. 7. Për objektet e shërbimit stomatologjik dhe farmaceutik punonjësit specialistë që kanë aktualisht kontratë qiraje për objektin kanë të drejtën e parablerjes sipas çmimit të përcaktuar në ankand, nëse këto objekte dhe trualli nën objekt nuk kanë pronarë trualli. Destinacioni i këtyre objekteve nuk duhet të ndryshojë për pesë vjet. 8. Procedurat e publikimit fillojnë pasi të jenë dorëzuar në Ministrinë e Financave dokumentet e vlerësimit të objektit.9. Ministria e Financave e pranon dosjen e objektit nëse për këtë objekt ka dokumentacion të rregullit, i cili i ka kaluar strukturave përkatëse të përcaktuara në këtë vendim. Në të kundërt, kërkohet plotësimi i dokumentacionit. 10.  Vlera e fillimit të ankandit është VAM-i i përcaktuar sipas kreut 1 të këtij vendimi (mjete kryesore+mjete xhiroje+vlera e truallit). Ankandi zhvillohet vetëm për vlerën e mjeteve kryesore + vlerën e truallit, dhe vlera e mjeteve të xhiros shtohet sipas inventarit fizik në çastin e dorëzimit të objektit. 11.  Ministria e Financave, pasi ka pranuar dokumentacionin e vlerësimit të objektit fillon botimin për privatizim pas zbatimit të pikës 9 të kreut 4 të këtij vendimi, si më poshtë vijon:a. Periudha e publikimit zgjat 21 ditë nga data e botimit të parë dhe bëhet në buletinit, në çdo botim të buletinit të njoftimeve publike brenda këtij afati. Dita e parë e botimit është data e përcaktuar në njoftim që Ministria e Financave e dërgon për botim. Brenda këtij afati ky njoftim botohet edhe në një gazetë me qarkullim kombëtar. b. Botimi i listës së objekteve që do të privatizohen dhe shpallja e kësaj liste në faqen e internetit të Ministrisë së Financave me të dhënat për çdo objekt. c. Ministria e Financave fillimisht duhet të vendosë njoftime, afishe në mjediset e saj për zhvillimin e ankandit të tyre, ndërsa dega e shoqërisë publike në prefekturë i vendos këto afishe në mjediset e veta dhe në ndërmarrjen, ku ndodhet objekti që do të privatizohet. 12. Njoftimi për botim përmban të dhënat e mëposhtme. - vendin, datën dhe orën e zhvillimit të ankandit- emërtimin dhe vendndodhjen e objektit që do të privatizohet- vlerën fillestare të ankandit - sipërfaqen e përgjithshme dhe atë nën objekt- pronarin e truallit nëse ka13. Pjesëmarrësit në ankand pas regjistrimit të kërkesës së tyre në Ministrinë e Financave kanë të drejtë të studiojnë dokumentacionin e vlerësimit që ndodhet i depozituar në Ministrinë e Financave, si dhe mund të njihen me gjendjen fizike të objektit.  14. Ministria e Financave harton dhe arkivon një procesverbal që përmban - kopjen e buletinit - kopje të afishimit në gazetë- datat kur janë botuar njoftimet - kopjen e njoftimit me afishe 15. Pjesëmarrësit në ankand duhet të paraqesin ne vendin datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit këtë dokumentacion: - Kërkesë me shkrim për blerjen e objektit - Garancinë bankare apo mandatpagesë që vërteton 20 për qind të vlerës së fillimit të ankandit në lekë për llogari të Ministrisë së Financave detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave. 16. Subjekti i shpronësuar i truallit së bashku me kërkesën për blerjen e ndërmarrjes ose objektit që shtrihet mbi tokën ish-pronë të tij duhet të paraqesë në Ministrinë e Financave përveç sa kërkohet në pikën 15 edhe vendimin përkatës të Komisionit të kthimit dhe kompensimit dhe pronave ish-pronarëve apo çdo dokument tjetër ligjor të regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rastet që e shikon të nevojshme. 17. Kur sipërfaqja e tokës pronë e subjektit të shpronësuar shtrihet në mbi 70 për qind të sipërfaqes së truallit nën objekt për objektin që privatizohet e drejta e parablerjes shtohet në të gjithë objektin. Kjo vlen edhe për rastet kur ka disa bashkëpronarë dhe ndërmjet ka një marrëveshje të dokumentuar. 18. Në rastet kur objekti i është ulur vlera e fillimit të ankandit subjekti i shpronësuar për të ushtruar të drejtën e parablerjes duhet të bëjë pagesën e plotë sipas vleftës fillestare dhe jo sipas vleftës së ulur. 19. Kur për objektet e shpallura për shitje sipas procedurave të këtij vendimi nuk paraqitet asnjë kërkesë për blerjen e tyre Ministria e Financave cakton një VAM tjetër më të ulët se VAM-i fillestar për privatizimin e objektit. 20. Ulja e VAM-it të objekteve bëhet sipas kategorizimeve:a. Për ndërmarrjet ose objektet deri në 30 për qind b. Për makineritë pajisjet inventarin ekonomik mjetet e transportit, mjetet e xhiros deri në 50 për qind. Në këto raste objekti u nënshtrohet edhe një herë të gjitha procedurave të shitjes të parashikuara në këtë vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›