Abetarja shqiptaro-kosovare, detajet se si do te jete Luljeta Ndoka
Abetarja e re shqiptaro-kosovare, variantet e se ciles do te dorezohen deri me 3 prill ne Ministrine e Arsimit, do te jete rreth 120 faqe, pa luster dhe me permasa 20.7 x 27.7 centimetra. Keto jane kriteret baze qe ka kerkuar MASH per shtepite botuese, nga te cilat do te perzgjidhet abetarja qe i ploteson me se miri kriteret e shpallura nga Ministria e Arsimit. Por, keto nuk jane kerkesat e vetme te dikasterit te Arsimit. Sipas burimeve nga MASH, per titullin “Abetare” letra qe do te perdoret per bllokun e librit te jete jo me pak se 90 g/m2, ndersa perjashtohet perdorimi i cdo lloj letre me luster. Kopertina do te jete me kartoncine te tipit “matt” ose “ simcot” me peshe jo me pak se 350g/m2. Nderkohe, behet me dije se fashikujt te qepur me penj, ndersa bashkimi i bllokut me kapakun me ngjitje me hotmelt. Nga ana tjeter, per titullin abetare pune, e cila do te kete vetem 80 faqe, lejohet lidhja me tel kaluar, me te pakten 2 kapje. Sa i perket permbajtjes, do te behet vleresim me pike per nje sere elementesh. Keshtu, do t’i kushtohet rendesi faktit nese teksti ka saktesi shkencore, menyra se si jane interpretuar faktet, konceptet themelore te programit zgjedhja drejt e emrave te femijeve dhe toponimeve gjeografike, si dhe kerkohet qe copat e leximit te percjellin mesazhe pozitive dhe ne perputhje me moshen e te vegjelve. Sikurse behet me dije, data 3 prill eshte afati i fundit per te gjitha shtepite botuese qe do te merren me hartimin e abetares se pare te perbashket Shqiperi-Kosove, per te dorezuar variantet e tyre. Keshilltari i ministrit Jovan Kristiqi thote se ne gare tashme jane 13 shtepi botuese, nga te cilat do te zgjidhet vetem nje, per te botuar tekstin e pare te perbashket mes dy shteteve. "Pas ketij afati fillon vleresimi nga ana e komisioneve te ngritura te perbashketa te dy ministrive, dhe fituesi do te shpallet ne fund te muajit prill. Kjo abetare do te perdoret qe ne diten e pare te fillimit te shkolles, te vitit shkollor 2012-2013, ne te dy vendet dhe ne Republiken e Shqiperise, dhe ne Republiken e Kosoves", - shprehet Kristiqi. Per shtepite botuese, ne kete gare seleksionimi pritet te plotesoje disa kritere, ndryshe nga perzgjedhja qe behet midis tyre per tekstet e tjera. "Nje nga kushtet e konkurrimit eshte se duhet te jete nje marredhenie e perbashket mes nje shtepie botuese shqiptare dhe nje shtepie botuese kosovare. Dhe autoret e abetares duhet te jene patjeter me pjesemarrje nga Shqiperia dhe Kosova", - thote Kristiqi. Kjo eshte nisme mes dy ministrive, e cila pritet te konkretizohet edhe me tekste te tjera shkollore mes dy shteteve. Nderkohe, teksti i abetares ne vendin tone do te qarkulloje ne tregun e librit perkrah teksteve te tjera te abetares qe i perkasin autoreve te ndryshem, ndersa ne Kosove ky tekst do te jete i vetmi dhe do te kushtoje tre here me pak se sa abetarja e meparshme, qe kishte nje cmim rreth 20 euro. Edhe pse abetarja ka marre statusin “Abetare Mbarekombetare” qe ne vitin 2001, MASH ka shpallur pak muaj me pare se teksti i paraqitur duhet te kete nje autor shqiptar dhe nje kosovar, si dhe nje shtepi botuese shqiptare dhe nje kosovare.
Shtepive botuese nuk iu lejohet:
Te dorezojne tekst pa dy recenca, (njeri nga recensuesit duhet te jete detyrimisht pedagog efektiv ne universitet),
Te dorezojne tekst pa redaktor shkencor, pa redaktor letrar, pa dizajnues.
Te pranojne tekste nga autore qe nuk kane formim universitar.
Te konkurrojne pa paraqitur katalogun e fundit te botimeve te saj.
Shtepite botuese jane te detyruara qe, ne kopertinen e cdo kopjeje te tekstit, te shenojne cmimin ne euro ose lek, barkodin, perpara nxjerrjes se tij ne shitje.
Shtepive botuese nuk iu lejohet:
Te dorezojne tekst pa dy recenca, (njeri nga recensuesit duhet te jete detyrimisht pedagog efektiv ne universitet),
Te dorezojne tekst pa redaktor shkencor, pa redaktor letrar, pa dizajnues.
Te pranojne tekste nga autore qe nuk kane formim universitar.
Te konkurrojne pa paraqitur katalogun e fundit te botimeve te saj.
Shtepite botuese jane te detyruara qe, ne kopertinen e cdo kopjeje te tekstit, te shenojne cmimin ne euro ose lek, barkodin, perpara nxjerrjes se tij ne shitje.