E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abetarja shqiptaro-kosovare, fiton varianti i Shezai Rrokajt

Abetarja e re shqiptaro-kosovare do te kete per autor gjuhetarin Shezai Rrokaj, si dhe Mimoza Gjokutajn. Vendimi eshte marre nga komisioni i specialisteve. Mes 7 projekteve konkurruese, dy kane pasur rivalitetin me te forte, mes tyre nje bashkepunim shqiptaro-kosovar. Pervec gares ne tregun shqiptar te librit, abetarja e Bari Becit dhe ajo e Shezai Rrokajt ishin kandidatet kryesore, por kjo e fundit e dekanit te Filologjikut, Rrokaj, eshte vleresuar si me e mira. Kjo abetare ka marre maksimumin e pikeve si nga pala shqiptare dhe ajo kosovare. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, abetarja fituese mori piket maksimale si per permbajtjen, anen vizuale dhe cmimin me te mire te tekstit. Abetarja fituese mbarekombetare do te jete libri qe do t'u mesoje ABC-ne femijeve te klasave te para ne Kosove dhe diaspore. Ndersa ne Shqiperi, ajo do te konkurroje ne tregun shkollor me abetaret e tjera. Gjuha e perdoruar ne tekstin e unifikuar per 100-vjetorin e Pavaresise, eshte shqipja standarde, ndersa ka koston me te ulet se tekstet qe jane sot ne treg. Vleresimi eshte bere me pike, ne baze te disa komponenteve qe lidhen me permbajtjen, formen, fjalorin e perdorur, emrat shqiptare te pranishem ne abetare etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›