"Masakra e Tivarit", stacioni i vdekjes se intelektualeve ne Durres
"Masakra e Tivarit dhe pergjegjesia e shtetit shqiptar" eshte promovuar ne Durres ne prani te shume intelektualeve, miq te librit, studiues te historise etj. Sipas dokumenteve te mbledhura nga studiuesi Uran Butka ne arshivat shqiptare, si dhe ato te Beogradit, 3.447 te rinj te tjere u masakruan ne Tivar, i cili ishte stacioni i fundit i rrugetimit te vdekjes. Gjithcka eshte bere me dijenine e drejtuesve te shtetit komunist shqiptar te vitit 1945, te cilet dhane leje edhe per kalimin e "karvanit te vdekjes" ne vendin tone, si dhe kontribuuan per zhdukjen e rekruteve te rinj. Ne faqet e librit gjen dokumente-akuze per drejtues konkrete te shtetit ne vitin e erret 1945. Gjate fjales se tij, Butka tregoi disa nga deshmite e rreth 50 personave te mbijetuar nga masakra e Tivarit, shumica e te cileve kosovare, deshmi ngjethese qe tregojne egersine dhe njekohesisht etjen e klikes komuniste per pushtet, duke shkelur mbi interesat kombetare. Autori e quan ideimin e kesaj ngjarjeje nje komplot mes Jugosllavise dhe Shqiperise, nje bashkepunim kriminal qe synonte ndarjen e territoreve dhe shuarjen e rezistences popullore. Pas promovimit ne Tivar dhe ne Ulqin (Mali i Zi), Durresi ishte qyteti i trete qe autori Uran Butka zgjodhi per promovimin e tij.