Abete: S’flas për Donadonin
Abete, presidenti i Federatës italiane, nuk ka dashur të bëjë komente pas ndeshjes lidhur me fatin e trajnerit Donadoni.
Menjëherë pas takimit, ai është shprehur: “Në ditët e ardhshme do të takoj trajnerin Donadoni dhe do të diskutojmë së bashku për të ardhmen e tij në këtë skuadër. Sonte nuk është aspak momenti për të folur për këtë, por është momenti i hidhërimit dhe më pas me qetësi dhe me gjakftohtësi do të arsyetojmë ashtu siç duhet.” Këto kanë qenë fjalët e presidentit Abete, i cili ka deklaruar se me Donadonin kishte folur edhe para fillimit të ndeshjes.