Donadoni drejt largimit,të gjithë janë kundër
Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, është i vetmi person, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes pas eliminimit të Italisë.
I mbuluar nga hija e Marçelo Lipit, suksesi i tij nuk i bindi dot italianët. “Më vjen keq për eliminimin, sepse djemtë nuk e merituan një gjë të tillë. Por të paktën u larguam nga kompeticioni me kokën lart, pasi nuk bëmë asgjë gabim për të treguar se ishim të dobët. Të largohem nga kombëtarja? As që e kam çuar nëpër. Ne u eliminuam me penallti, faktor ky që nuk tregon forcën e një skuadre, por thjesht fatin e saj. Ja që kësaj here fati ishte me Spanjën, duke bërë që ajo të siguronte kështu një biletë për në gjysmëfinalet e Evropianit. Ndaj, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese, sepse tregoi se janë një skuadër vërtetë e fortë”, - deklaroi Donadoni. Pas eliminimit të përfaqësueses italiane, në fakt është menduar se kreu i pankinës së kaltër do të largohej. Por Donadoni ka gjetur përkrahjen e të gjithëve, pasi pjesa më e madhe e drejtuesve të futbollit italian nuk fajësojnë trajnerin për eliminimin.
Petruci-Matarrese
Presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Xhani Petruci, e shfajëson teknikun e Italisë edhe pas eliminimit. Në një konferencë për shtyp, ai është shprehur: “Donadoni nuk ka asnjë faj, duke qenë se eliminimi ka ardhur për shkak të penalltive. Kur humb në këtë mënyrë, duhet të pranosh verdiktin. Unë jam kundër largimit”. Këto kanë qenë fjalët e Petrucit, të përforcuara më tej edhe nga një deklaratë e presidentit të Ligës, Antonio Matarrese: “Penalltitë ndonjëherë na kanë sjellë fat, por këtë here fati ishte me Spanjën. Këto janë ligjet e futbollit, mirëpo kjo nuk tregon nivelin e skuadrës dhe nuk do të thotë se nuk jemi një skuadër e madhe. Gjëja më e mirë për të bërë në këto momente është të ecim përpara, pa marrë vendime të nxituara, të kushtëzuara nga zhgënjimi dhe hidhërimi. Presidenti federal duhet të mendohet mirë para se të marrë një vendim përfundimtar. Duhet të bëhet kujdes, në mënyrë që të mos shkatërrohet asgjë nga ajo që është krijuar. Të mos harrojmë se jemi Kampionët e Botës në fuqi”. Ndërsa pyetjes se çfarë mendimi kishte për trajnerin Donadoni, i është përgjigjur në mënyrë mjaft precize: “Është një teknik serioz.”