De Rosi: Të paktën kam guxim
Daniele De Rosi sërish gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por mesfushori nuk ka ndër mend të humbasë besimin në vetvete.
“U kërkoj falje shokëve të ekipit. Nuk jam edhe aq i aftë nga gjuajtja e penalltive, gjithsesi të paktën kam guximin të marr përsipër një përgjegjësi të tillë. Preferoj më mirë kështu, sesa të tërhiqem. Eliminimi është një zhgënjim i madh për mua, për tifozët, për shokët e skuadrës dhe për trajnerin. Qe një mbrëmje vërtetë e hidhur. Nëse do të kishim fituar me penallti ndaj Spanjës, jam i bindur që do fitonim kompeticionin”.