E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria me plot kosovarë

Shqipëria vazhdon të llogarisë në futbollistët kosovarë. Artan Bushati ka ftuar tetë lojtarë kosovarë, në përfaqësuesen U21 të Shqipërisë për ndeshjet miqësore kundër Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Izraelit. Nga Express më 16 mars 2011 në ora 12:22

Selektori i përfaqësueses U21 të Shqipërisë, Artan Bushati, të martën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për turneun nëntëditor që do të mbahet në Austri dhe Slloveni nga data 21 deri më 29 mars.

Risitë në këtë listë nuk janë të pakta. Si asnjëherë më parë, shpresat shqiptare në radhët e veta do të kenë tetë futbollistë kosovarë që aktivizohen në ekipe të ndryshme evropiane; Ervin Gashi (Thun), Liridon Krasniqi (Mlada Boleslav), Atdhe Kadriaj (FC Entfelden), Shkodran Nuredini (FC Dubndrof), Agonit Sallaj (Neuchatel Xamax), Mergim Brahimi (Grasshoper), Leutrim Osaj (Maribor) dhe Artan Shillova (Basel).

Këta futbollistë kanë rënë në sy të drejtueseve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në kampion e mbajtur në fillim të këtij viti në Zvicër. Nga rreth 50 talentë, sa ishin prezentë në këtë kamp, FSHF-ja ka verifikuar disa që mund të kontribuojnë për kuqezinjtë.

Futbollistët kosovarë të ftuar në U21 do të testohen nga afër në ndeshjet që shpresat shqiptare do të zhvillojnë kundër Rumanisë (23 mars), Gjeorgjisë (26 mars) dhe Izraelit (29 mars) dhe nëse lënë përshtypje të mira do të ftohen për ndeshjet eliminatore për evropian.

Kuqezinjtë vazhdimisht ka rekrutuar kosovarë në radhët e saj. Aktualisht në Kombëtaren A luajnë Arian Beqaj, Samir Ujkani, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Januzi.

Në të kaluarën, fanellën kuqezi e kanë bartur edhe Besart Berisha, Mehmet Dragusha, Bekim Kastrati, Blerim Rurustemi dhe Besniuk Hasi.

Futbollistët e ftuar
Stivi Frashëri (Bylis), Endi Naco (Teuta), Aldi Haxhia (Chelsea), Arsen Sykaj (Vllaznia), Ervin Gashi (Thun), Roland Peqini (Dinamo), Orges Gava (Elbasani), Liridon Krasniqi (Mlada Boleslav), Atdhe Kadriaj (FC Entfelden), ShkodranNuredini (FC Dubndrof), AgonitSallaj(Neuchatel Xamax), Erion Vucaj (Laçi), Sokol Cikalleshi (Skënderbeu), Armando Vajushi (Vllazni), Odise Roshi (Flamurtari), Mergim Brahimi (Grasshoper)
Leutrim Osaj(Maribor), Ergys Kace (Paok), Bekim Bala (Tirana), VasilShkurtaj (Olympiakos) dhe Artan Shillova (Basel).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›