Abidal në Milan?

Eric Abidal mund të jetë mbrojtës i majtë i Milanit në sezonin e ardhshëm.
32 vjeçari francez, i cili në rast se nuk vazhdon kontratën e tij me Barcelonën do të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij edicioni, thuhet se është shumë pranë transferimit në Milan.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze L’Equipe që ka theksuar se Milan i ka ofruar Abidalit kontratë trevjeçare dhe kështu ka mposhtur konkurrencën nga Manchester City dhe Liverpool që po ashtu ishin të interesuar për transferimin e tij.