E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karanka: Dëmtimi i Benzemas, jo serioz

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka thënë se dëmtimi i Karim Benzemas ndaj Granadës nuk është serioz dhe se francezi pritet që të kthehet.

Karanka, i cili zëvëndësoi Mourinhon në konferencë për shtyp për shkak të problemeve familjare të portugezit, tha: “Nuk duket të jetë asgjë serioze. Ai e mori një dëmtim në pjesën e parë dhe ishte zëvëndësuar si masë mbrojtëse”.

“Le të shohim çfarë do të thonë mjekët”, theksoi Karanka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›