Abilio arrestohet për vrasje ne Brazil, ishte nisur për te “Elbasani”

Dash Frashëri
- Një histori e pabesueshme. E denjë për ekranizim. Feston si i cmendur si cdo brazilian karnavalet, bën gati valixhet, puth gruan Seila dhe dy djemtë (më i madhi, Almiri, ka lindur në Shqipëri) dhe niset drejt aeroportit të qytetit të tij, Kuiaba, për të marrë avionin drejt Shqipërisë. Një kontroll blitz nga ana policisë së Mato Grasos (një nga shtetet që përbëjnë Brazilin) gjatë rrugës për në aeroport solli edhe vendosjen e prangave në duart e Abilio Neves Dos Reis. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Vllaznisë kishte nënshkruar ditët e fundit të muajit janar 2008 një kontratë me Elbasanin për të kontribuar në pjesën e dytë të sezonit aktual dhe ishte nisur drejt Shqipërisë për të qenë nën urdhrat e trajnerit Krenar Alimehmeti, por pas akuzës për një vrasje të ndodhur para pesë viteve ndodhet prej katër javësh në një nga burgjet e Mato Grosos. ARRESTIMI i LOJTARIT- "Është vërtet e pabesueshme", - thotë për "Albania"-n braziliani Benilton Dos Santos, i cili punon prej shumë vitesh në Shqipëri si përfaqësues i një kishe evangjeliste braziliane, të njëjtit religjion që ka dhe sulmuesi i Milanit, Kaka. "Pas përfundimit të karnavaleve në ditët e para të shkurtit, Abilio ishte përgatitur të vinte në Shqipëri në Elbasan, pasi ka bërë një kontratë me këtë ekip. Kur policia i kontrolloi dokumentet u befasua, duke i thënë: "Ne të kemi kërkuar gjithandej Abilio Neves". Pas kësaj i vuri prangat. Por, ai në fakt quhet Abilio Neves Dos Reis. Sipas përfaqësuesit fetar, i njohur në ambientet sportive shqiptare si përkthyes në marrëveshjet që klubet e futbollit kanë pasur me lojtarët brazilianë, bëhet fjalë për një gabim. "Në Brazil nuk është si në Shtetet e Bashkuara. Thjesht policët nuk kishin një fotografi me vete të Abilios Neves, vrasës, dhe arrestuan Abilion Neves futbollist, pasi dalluan që emrat ishin të ngjashëm", - saktëson Benilton. AKUZA PËR VRASJE- "Abilio u akuzua nga policia braziliane për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, kur në fakt ai ka qenë në Shqipëri. Luante me Partizanin atëherë", - thotë Benilton. "Një tjetër Abilio Neves ka vrarë një person në Brazil dhe policia e mori sikur ishte futbollisti vrarësi. Por fakti është që tani prej më shumë se katër javësh ndodhet në burg", - shtoi ai. Benilton pohoi se ishte gruaja e ish-futbllistit të Vllaznisë që ia bëri të ditur lajmin. "Seila nuk ka dashur ta bëjë të ditur lajmin edhe kur e kanë telefonuar nga Shqipëria, pasi nuk ka dashur kurrsesi që lajmi të publikohej në gazetat shqiptare. Por dhe vetë Abilio ishte kundër publikimit të këtij lajmi, pasi ai ishte përgatitur të luante me Elbasanin, me të cilin ka nënshkruar edhe një kontratë. Por, ka ende shpresë që të vijë", - tha Benilton. Abilio ndodhet në një qeli të vecuar në Kuiaba, kryeqyteti i Mato Grosos, ndërsa shpreson se do të dalë shumë shpejt e do të niset për në Shqipëri. "E ka të prerë biletën", - thekson Benilton. ZBUTET BRASHINI- Pas eksperiencës mbresëlënëse me Partizanin e Vllazninë, Abilio luajti për pak kohë në Greqi dhe së fundi luante në Brazil në kampionatin e shtetit të tij. "Luanin së bashku me Brashinin dhe dolën kampion në kategorinë e tyre (kategoria e parë lokale)", - thotë Benilton, duke kujtuar një emër tjetër të spikatur të brazilianëve që kanë luajtur në Shqipëri. Mbrojtësi i ashpër flokëgjatë (të famshme ishin ndërhyrjet e tij të egra kundër Devi Mukës) dhe njeriu që mund të pinte më shumë se 20 shishe birrë pa u trullosur është bërë një qengj i urtë. "Dëshiron të kthehet e të luajë në Shqipëri në fillim të sezonit tjetër. Unë të garantoj se Marcelo Brashini nuk është ai që ka luajtur te Partizani, ku ka pasur shumë vese. Tani nuk përdor as alkool, as cigare, madje gjithë sezonin mori vetëm dy kartonë të verdhë". Leandro: "Nuk jam hajdut" Mesfushori Leandro Gaimiranda Da Silva, i cili ka luajtur me Vllazninë dhe pak kohë me Partizanin, është një tjetër futbollist brazilian që ka pasur disa peripeci financiare me klubet shqiptare. Madje, fantazisti për një farë kohe u bë mollë sherri midis Partizanit të Xhanit dhe Vllaznisë së Fushajt, por vetëm falë marrëveshjes (kundrejt pagesës 20 mijë euro) midis dy presidentëve, Leandro luajti për Vllazninë. "Unë kam luajtur rolin e përkthyesit pranë presidentit të Vllaznisë (Valter Fushaj) dhe kam ndihmuar Leandron në kuptimin dhe nënshkrimin e kontratës", - thotë Benilton. "Trajneri (Josa) nuk e ka pëlqyer Leandron dhe e ka lënë gjithmonë në bankinë, pavarësisht se kur ai futej si zëvendësues ndryshonte loja për mirë". Leandro, sipas përkthyesit: "Është paguar në këstin e parë (10 mijë euro), por më pas, duke parë që nuk ishte aktivizuar, i kishte thënë Fushajt: ‘Unë nuk jam hajdut, më paguaj kur të mbarojë kampionati, pasi dhe unë të kem treguar vlerat e mia'. Leandro nuk ka pasur kurrë konflikte me presidentin Fushaj, por me trajnerin Josa". Leandro aktualisht ndodhet në Brazil, por pa pasur mundësi të luajë pasi kartonin ndërkombëtar të tij (International Transfer Certifikate) ndodhet ende në pronësi të Vllaznisë. Leandro ka bërë aplikim në FSHF ku kërkon vetëm lejen e kalimit, jo më paratë", - përfunfon Benilton. 29 futbollistë brazilianë Në fillim të viteve 2000, Partizani mori tërësisht ngjyra braziliane. Presidenti Xhani, pasi solli në janar të vitit 1999 katër lojtarë brazilianë (u rikthyen të gjithë më pas), në sezonin 1999-2000, kur Partizani luajti në Kategorinë e dytë, pruri një tabor të tërë: 11 brazilianë njëherësh, ku midis tyre ishin edhe Xherardinjo Do Karmo Zhunjor e më pas dhe Abilio Neves Dos Reis e Karioka. Fanellën e kuqe e kanë veshur 23 lojtarë brazilianë, një rekord. Madje "shtatëshja" e fundit menaxhohej nga vëllai i yllit të Barcelonës, Ronaldinjos, Roberto de Assis. "Tani në Shqipëri luajnë vetëm shtatë futbollistë brazilianë", - thotë Benilton. "Janë dy te Besëlidhja (Kategoria Superiore), 2 te Apolonia (Kategoria e Parë) dhe 3 te Gramozi i Ersekës (Kategoria e Dytë). Janë djem të mirë, ruaj marrëdhënie të afërta", - përfundoi Benilton, që shton se në Shqipëri kanë luajtur 29 lojtarë brazilianë. Gjyshi Xherardinjo Xherardinjo Do Karmo Zhunjor, edhe pse erdhi në moshë të madhe në Shqipëri (29 vjec) dhe imcak si trup, do të mbahet mend për zgjuarsinë e tij në mesfushë, ku topi i goditur nga mëngjarashi tregonte dukshëm finesën e klasin e një braziliani. Pas aventurës te Partizani (Xhani e vlerësonte shumë) dhe më pas te Vllaznia (i shënoi edhe një gol të kuqve me vlerë tri pikësh), Xheradinjo luajti për dy sezone me Apoloninë, ku u bë edhe kapiteni i skuadrës së Koco Kokëdhimës. "Tani luan me skuadrën e qytetit të tij në kampionatin e Mato Grosos. Është gjyshi i skuadrës dhe ekipi renditet në vendin e katërt". Rosha eliminon Adrianon Me pamje gladiatori, Rosha, një nga mesfushorët shkatërrues më enegjikë dhe të pamëshirshëm nga të gjithë lojtarët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri, ka bërë buje në Brazil me skuadrën e tij. Kjo për faktin se ekipi i tij eliminoi nga Kupa e Brazilit Sao Paolon, një nga skuadrat më të mëdha braziliane ku së fundi u bashkua edhe ish-sulmuesi i Interit, Adriano. "Bëri bujë të madhe pasi e eliminoi brenda në Sao Paolo".