E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han, vazhdimi kuqezi në pikëpyetje

Trajneri i parë holandez në krye të kombëtares shqiptare, Ari Han, mund të vendosë edhe një rekord absolut në historinë e futbollit shqiptar në nivel përfaqësuesesh. Mund të lërë drejtimin e kombëtares së tretë të drejtuar prej tij, pas Kinës e Kamerunit, pa zhvilluar qoftë edhe një ndeshje zyrtare apo dhe miqësore.
Trajneri i kombëtares do të mbërrijë sot në mesnatë dhe do të takohet herët në mëngjes më presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për të mësuar më tepër rreth pezullimit të Shqipërisë nga FIFA.
Ndërkohë, burime të rezervuara bëjnë të ditur se Han mund ti vendos kushte dhe afat drejtuesve të FSHF-së, se në rast se nuk zgjidhet konflikti ai mund ta konsiderojë të ardhmen në krye të kuqezinjve si një punë të përfunduar, ende pa filluar.
Han, i cili befasoi ambientin sportiv ndërkombëtar me pranimin e Shqipërisë, ka shumë oferta dhe nuk mund të presë gjatë derisa te zgjidhet konflikti në Shqipëri midis MTKRS-së dhe FSHF-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›