E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semina debutim mbresëlënës, të entjen radha e Malindit

Klodian Semina, shkodrani i transferuar në Bullgari nga Vllaznia te Belasica, bëri një debutimi të sukesëshëm në kampionatin bullgar, duke qenë edhe ndër më të mirët për ekipin e tij, edhe pse Belasica humbi në transfertë 2-0 me Vihren Sandaski në javën e 18-të të Kampionatit bullgar.
Faqja e njohur sportive sport1.bg i kushtoi një artikull të vecantë prezantimit të tij, duke e konsideruar si një futbollist me vlerë për skuadrën, por edhe me të ardhme në Bullgari, duke i referuar faktit se ai u ndoq nga disa menaxherë të CSKA-së Sofjes. Ndërkohë që lajmin e konfirmoi edhe menaxheri i tij.
"Semina luajti me shumë pjekuri edhe pse është vetëm 19-vjec", - tha për Albania-sport.com nga Gjermania, menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata. "Bashkëpunëtori im bullgar, menaxheri Panajotis, më informoi pas kontakteve që ia pati me trajnerin e Belasicës, Miroslav Mitev, se Semina e zuri me meritë vendin e titullarit dhe se ai do të luajë nga minuta e parë në ndeshjem kundër Liteksit, takim që do të luhet të mërkurën, më 19 mars".
Ndërsa mbrojtësi Semina e bëri ndeshjen e parë të tij në Bullgari, një tjetër shqiptar, ish-sulmuesi i Partizanit, është n në pritje të debutimit në kampionatin e vendit ballkanik.
"Enco Malindi e kaloi provën me sukses te Slavia dhe të gjithë e konsiderojnë një forcë plus në sulm", - thekson Rudi Vata, i cili shton se Malindi do të niset të mërkurën në mëngjes herët (04:30) drejt kryeqytetit bullgar. "Pas nënshkrimit zyrtar e legal të kontratës dhe regjistrimit në federatën bullgare pret minutat e para me Slavian e Sofjes, pasi konsiderohet një sulmues i garantuar".
Faqja bullgare topsport.bg e dha me bujë të madhe lajmin, se Malindi më në fund pas marrëveshjeve të dy presidentëve të Partizanit dhe Slavias, do të mbërrijë të mërkurën në Bullgari vetëm 24 orë para ndeshjes së radhës. .
Në ndeshjen e fundit Slavia humbi 1-0 me Cërno More, ndërsa do të luajë të enjten kundër Marek (zë vendin e 11-të nga 16 skuadra që ka kampionati). Sipas zyrtarit të lartë të klubit bullgar, Stevica Kuzmanovski, Malindi do të debutojë me fanellën e Sllavias pikërisht në këtë ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›